“Shoferi i betonieres pa leje drejtimi”- jepet masa për të arrestuarit e aksidentit ku u dogjën katër të rinj

“Shoferi i betonieres pa leje drejtimi”- jepet masa për të arrestuarit e aksidentit ku u dogjën katër të rinj

Sot para Gjykatës së Tiranës, dolën tre të arrestuarit për aksidentin tragjik që i mori jetën katër të rinjve, Enejd Laçi dhe tre pasagjerëve në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Krrashi, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për betoniere, kishte ndaluar në rrugë pa ndezur bllokazhin.


Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere

Po ashtu, masën “arrest në burg” e mori edhe Valentin Krrashi, kushëriri 24-vjeçar i shoferit, i cili akuzohet për ndihmën që i ka dhënë Aleksandër Krrashit për t’u larguar nga vendi i aksidentit, duke u akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit.”

Ndërkohë, menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha, u lirua nga qelia me masën “detyrim paraqitje”.

Verifikimet treguan se Koxha nuk kishte marrë masat për pajisjen e betonieres me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar një drejtues mjeti pa leje për këtë kategori mjetesh. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Supremja hedh poshtë kërkesën e kandidatit për deputet nga PDK-ja

Supremja hedh poshtë kërkesën e kandidatit për deputet nga PDK-ja

Lajme
Axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd

Lajme
Fillon dëshminë Naim Maloku në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Fillon dëshminë Naim Maloku në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajme
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme
Ngjarja e rëndë në Vushtrri, i dyshuari për vrasjen pranon fajësinë

Ngjarja e rëndë në Vushtrri, i dyshuari për vrasjen pranon fajësinë

Kronika e Zezë
Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vushtrri

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vushtrri

Kronika e Zezë
Kalo në kategori