LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit dërgohet sërish në gjykatë, pritet të dëshmojnë pasagjerët

Shoferi i autobusit dërgohet sërish në gjykatë, pritet të dëshmojnë pasagjerët

Policia kroate e ka sjellë sërish shoferin e autobusit në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai është parë duke u shfaqur në Gjykatë i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

Por, ajo çfarë bie në sy është se kësaj radhe nuk ishte me këmishën e përgjakur, pasi kishte veshur një tjetër dhe pritet nga çasti në çast të dëgjohen dëshmitë e pasagjerëve që ishin në autobus kur ndodhi aksidenti, ku si pasojë humbën jetën 10 persona, transmeton Telegrafi.

E dy pasagjere të cilat nuk kishin arritur t’i ndërrojnë rrobat, policia i ndihmoi të futen në objekt. Ato janë parë të veshura me ndërresa të reprezentacionit të Kroacisë, që u janë dhuruar mbrëmë nga qytetarët.


Pas kësaj, në ora 16:30 një autobus prite t’i dërgojë për në Osjek nga ku sonte pritet të udhëtojnë me aeroplan për në Kosovë.

Kujtojmë që shoferit të autobusit nga Kosova sot i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, e pas këtij verdikti avokati i tij mbrojtës Igor Cishper i është drejtuar mediave.

“Shoferit i vie shumë keq për atë çfarë ka ndodhur. Sa kam unë informacione, ai për asnjë moment nuk më ka thënë se ka fjetur pranë timonit. Më ka thënë disa gjëra që dua t’i mbaj për vete”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori