LAJMI I FUNDIT:

Shoferi 103-vjeçar (Video)

Shoferi 103-vjeçar (Video)

Giovanni Rozzo, italiani i cili ka emigruar në Mbretërinë e Bashkuar është bërë i famshëm nga media pasi i nget makinës. Deri këtu asgjë e çuditshme, por ai është 103 vjeç.

Ai shprehet se ka plot 80 vjet që ka patentën, dhe mosha e tij 103-vjeçare është një rekord në Angli.

Ai ka migruar drejt Britanisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka ngritur një kompani të suksesshme në Kembrixh.


Që kur ishte shofer i automjeteve ushtarake në Itali, Giovanni ka marrë vetë disa gjoba për tejkalim shpejtësie. Ai shprehet se kurrë nuk ka shkaktuar ndonjë aksident.

“Unë ende shoh shumë mirë dhe shpresoj që të mos kem nevojë që të heq dorë nga makina ime. Licenca përfundon në vitin 2018”, është shprehur 103-vjeçari.