LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Fejza propozon një koncert madhështor për Parashqevi Simakun: Ta kthejmë në jetë

Shkurte Fejza propozon një koncert madhështor për Parashqevi Simakun: Ta kthejmë në jetë

Një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ka tronditur dhe prekur zemrat e shqiptarëve anembanë botës.

Në këtë video, pretendohet se këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, shfaqet duke marrë ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të një situate të vështirë ekonomike.

Lajmi ka shkaktuar një reagim të gjerë dhe emocionues, duke bërë që shumë bashkatdhetarë të shprehin keqardhjen e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për t’i ardhur asaj në ndihmë.


Në mesin e reagimeve, bie në sy një iniciativë e fuqishme dhe plot emocion e artistes së madhe shqiptare, Shkurte Fejza.

Me dekada në skenë dhe një figurë simbol e muzikës popullore dhe patriotike shqiptare, Shkurte Fejza ka ndarë në rrjetet sociale një video të një prej interpretimeve më të spikatura të Parashqevi Simakut në Festivalin e Këngës, duke shoqëruar postimin me një mesazh prekës.

"Hera e parë që me ty fola shqip" - publikohet një tjetër video, dyshohet të jetë Parashqevi Simaku
Lexo po ashtu "Hera e parë që me ty fola shqip" - publikohet një tjetër video, dyshohet të jetë Parashqevi Simaku

“Kështu e kujtoj Parashqevi Simakun dhe dua ta shoh të lumtur dhe të kthyer në jetë”, shkruan Shkurte Fejza.

“Të bëjmë diçka për të, nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në media. Ta organizojmë një koncert të madh dedikuar Parashqevi Simakut”, vazhdoi më tutje ajo.

Mesazhi i Shkurte Fejzës ka ngjallur një valë mbështetjeje nga artistë dhe admirues të shumtë të muzikës shqiptare. Propozimi i saj për një koncert madhështor për të nderuar dhe ndihmuar Simakun është konsideruar një ide e shkëlqyer, që mund të shërbejë jo vetëm si një ndihmë e drejtpërdrejtë për këngëtaren, por edhe si një akt i fuqishëm solidariteti kombëtar.

Parashqevi Simaku, dikur një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, është bërë pjesë e pandarë e kujtimeve të artit shqiptar me këngët dhe performancat e saj që kanë lënë gjurmë të thella në kulturën muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Kamerat kapën atë që tha Taylor Swift pas prezantimit të Beyonce me albumin më të mirë Country Grammy

Kamerat kapën atë që tha Taylor Swift pas prezantimit të Beyonce me albumin më të mirë Country Grammy

Magazina
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Magazina
Kesha dhe Sam Smith shkëlqejnë në Javën e Modës në New York

Kesha dhe Sam Smith shkëlqejnë në Javën e Modës në New York

Magazina
Kalo në kategori