Prania e lartë e korrupsionit dhe mungesa e perspektivës për një jetë më të mirë janë arsyet kryesore që shumica e të rinjve në Maqedoninë e Veriut duan të largohen nga vendi, thotë Biljana Stojçevska, nga Lidhja e të Rinjve, e cila ka marrë pjesë në një hulumtim të realizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike.
“Më shumë se 90 për qind e të rinjve duan të shpërngulen nga vendi dhe një nga faktorët që nxit të rinjtë të largohen, është korrupsioni. Këto të dhëna janë shqetësuese dhe është shumë me rëndësi që të punojmë për ngritjen e cilësisë së jetesës dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse institucionet tregohen efikase në luftimin e dukurive negative, si korrupsioni, por edhe t’i dëgjojnë shqetësimet e të rinjve”, thotë Stojçevska.
Korrupsioni është problem serioz për Maqedoninë e Veriut, shtet ky që ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, si dhe ata të SHBA-së së fundi kanë drejtuar kritika të larta në adresë të institucioneve për “dështim” në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, të martën njoftoi se Uashingtoni ka dërguar në Maqedoninë e Veriut një ekip për sanksione për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.
“Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasadorja amerikane.
Sipas njoftimit të ambasadës, ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.
Në një deklaratë për mediat në Shkup, diplomatja amerikane tha se nga vizitat dhe takimet me qytetarë që ka bërë në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, ka kuptuar se shqetësimi kryesor i tyre është korrupsioni i lartë.
Ajo tha se shteti ka dështuar në luftimin e kësaj dukurie pavarësisht investimeve të shumta që janë bërë nga SHBA-ja dhe kjo, sipas ambasadores, është dëshpëruese.
“Mendoj se është shumë dëshpëruese. Gjatë kësaj periudhe njëmujore që ndodhem këtu, kam parë punë që janë konfuze, problematike… është një dëshpërim i madh. Me dekada kemi investuar. Flasim për miliona e miliona dollarë nga taksapaguesit e SHBA-së që janë investuar në gjyqësorin e këtij vendi. Në një mënyrë apo tjetër, kemi trajnuar shumicën e sistemit gjyqësor të këtij shteti. E gjithë kjo do të duhej të kthehej pasi qytetarët e këtij shteti meritojnë të shohin rezultate nga investimet e bëra. Ata meritojnë të shohin një gjyqësor që punon për ta, të besojnë në drejtësinë, se drejtësia është e kapshme për ta”, tha Aggeler.
Kritika për punën e gjyqësorit kanë drejtuar edhe shefi i zyrës së BE-së në Shkup, David Geer, dhe ambasadorja e Gjermanisë, Anke Holstein.
“Lufta kundër korrupsionit është e vështirë, kur shkoni te mjeku mos fusni para në xhepin e doktorit”, kishte deklaruar ambasadorja gjermane.
Sllagjana Taseva, njohëse e çështjeve juridike dhe ish-anëtare e komisioneve vendore e ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, tha se ishte çështje ditësh se kur SHBA-ja do të forcojë rolin e saj në Maqedoninë e Veriut sa i përket luftës kundër korrupsionit.
“Dërgimi i ekipit për sanksione është vendimi më i mirë i mundshëm që ka ndërmarrë SHBA-ja, duke pasur në konsideratë mungesën e rezultateve nga Qeveria aktuale”.
“Mendoj se ky vendim është një mesazh i fuqishëm që tregon se SHBA-ja më nuk u beson fjalëve, por do të shohin se si do të sillemi në aktivitetet konkrete në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që të ketë edhe sanksione për individë të caktuar që janë të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.
“Asgjë nuk përjashtohet… Shumë shpejt mund të kemi edhe ndonjë listë me raste konkrete që duhet të zbardhen nëse duam që të vazhdojmë më tej. Do të ketë sundim të ligjit dhe gjithë ata që janë përfshirë në korrupsion nuk do të kenë mundësi të vendosen në funksione politike”, shtoi Taseva.
Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë komentuar deklaratat e fundit të ambasadores amerikane, por kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së tij. Ai nuk i ka komentuar kritikat për zgjedhjet e fundit të kuadrove në organet gjyqësore që dyshohen të kenë lidhje me parti të caktuara politike.
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i lartë në agjendën e punës sime. Gjatë këtyre dhjetë muajve sa jam kryeministër, në asnjë moment, në asnjë rast nuk kam reaguar për ndonjë zyrtar apo të përzihen në kompetencat e gjyqësorit. Lufta kundër korrupsionit nuk i takon vetëm Qeverisë, por të gjitha pushteteve në vend që të mund të kemi rezultate”, ka deklaruar Kovaçevski.
Partitë në pushtet disa herë kanë paralajmëruar miratimin e një ligji për veting, apo pastërtinë e gjykatësve dhe prokurorëve, por deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania