Maqedonia e Veriut të premten u përfshi nga protestat për rritjen e pagave në shëndetësi, në administratën gjyqësore, prokurori dhe sektorë të tjerë, përfshirë pensionistët.
Protestat u nxitën pasi bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të sindikatave që po zhvillohen tash e një kohë të gjatë, nuk kanë dhënë rezultate sa i përket kërkesave për rritjen e pagave.
Revolta e punonjësve u rrit pasi Gjykata Kushtetuese në muajin mars shfuqizoi një nen të kontestuar që nga viti 2012 për koeficientin e pagave, Pas këtij shfuqizimi, më shumë se 1200 zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, pagat iu rritën për 78 për qind.
“Më tragjike është kur kemi parasysh faktin se në mars të vitit 2024 me rritjen e pagës mesatare do të rriten edhe pagat e zyrtarëve për 14 për qind, që do të thotë se brenda një viti zyrtarët do të kenë rritje të pagave prej 100 për qind, ndërsa rritja e pagave tona nuk do të jetë as 10 për qind. Viti 2024 është vit zgjedhor dhe të gjithë e dimë se në atë rast gjithçka do të ndërpritet, nuk do të ketë asnjë lëvizje, prandaj tani kemi shansin që të vazhdojmë me kërkesat tona të ligjshme për rritjen e pagave”, deklaroi Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punonjësve të administratës publike.
Paga minimale në Maqedoninë e Veriut arrin në 20.175 denarë (328 euro), ndërsa mesatarja në 37.876 (615 euro), por ato nuk pasqyrojnë gjendjen reale pasi lartësinë e tyre e diktojnë pagat e kompanive farmaceutike, të shërbimeve kompjuterike, celulare, dhe të disa ndërmarrjeve tjera me të ardhura të larta.
Pagat në arsim, shëndetësi dhe në administratën publike janë më të ulëta se paga mesatare, ndërsa pensionet edhe nën pagën minimale.
“Pakënaqësia është e madhe pasi me rritjen e pagave të zyrtarëve u shkurtuan të gjitha shtesat tona për punë të ndërlikuar, për rrezik në punë, pra në vend të rritjes, ne kemi shkurtim të të ardhurave. Ne nuk kemi dalë të protestojnë kundër pagave të gjyqtarëve, por për jetë të dinjitetshme të punonjësve të tjerë të gjykatave që bëjnë punë të vështirë, por që nuk vlerësohet nga të tjerët”, tha Liljana Zafirova, përfaqësuese e sindikatës së Gjykatës të Apelit.
Në protesta dolën edhe pensionistët, të cilët tani një kohë të gjatë kërkojnë rritjen e pensioneve, përkatësisht që pensioni minimal të mos jetë më i ulët se paga minimale prej 315 eurosh.
Aktualisht, pensioni më i ulët në Maqedoninë e Veriut është 150 euro.
“Pushteti po na neglizhon, po na poshtëron, nuk po na i rritë pensionet siç duam ne. Ata po i mbushin xhepat e tyre me rritje të pagave të tyre prej 78 për qind, kurse neve po na poshtërojnë”, tha Ismeti, pensionist.
Me kërkesën për rritje të pagave, protestuan edhe punonjësit shëndetësorë.
Bobi Bojçevski, koordinator i Sindikatës së pavarur të Spitalit të Shkupit, tha se në këtë institucion shëndetësor ka të punësuar pa status të rregullt dhe pagat e tyre janë të papërfillshme.
“Ne kemi një numër të madh të rinjsh në të gjitha institucionet shëndetësore të cilët punojnë, por nuk janë të evidentuar, apo punojnë me ‘kontratë mbi vepër’. Ata punojnë nga tetë orë, japin gjithçka nga vetja e tyre dhe marrin më pak se 350 euro në muaj. Kërkojmë që urgjentisht të zgjidhet statusi i tyre pasi të gjithë do ta lënë punën”, tha Bojçevski.
Një infermiere e punësuar në këtë spital, tha se ka dalë në protesta, jo për të kërkuar “dhurata”, por që të vlerësohet puna që bën.
“Ne nuk kërkojmë që të na shpërblejnë, por atë që na takon. Unë marr një pagë prej 20 mijë denarësh (320 euro), ndërkohë që nuk na paguhet as shërbimi shëndetësor e as ai pensional. Kështu që, ndajmë nga kjo pagë e vogël për t’i mbuluar edhe këto shërbime”, u shpreh Ilijana Danova, infermiere.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka thënë se rritja e pagave nuk mund të bëhet brenda natës, ndërsa veç kësaj ai ka thënë se rritje mund të ketë në rast se përmirësohen shërbimet në shëndetësi dhe gjyqësor, që ka shkaktuar reagime nga protestuesit.
“Nuk e kemi problem t’i rrisim pagat në shëndetësi, nëse kemi shërbime adekuate shëndetësore… nuk e kemi problem t’i rrisim pagat në drejtësi dhe në prokurori, nëse qytetarët nuk presin nga gjashtë vjet për kryerjen e çështjeve të tyre. Në të njëjtën kohë, të mos harrojmë se nëse rrisim fondin e pagave në shëndetësi, në prokurori, gjykata, duhet të shkurtojmë pensionet, ushqimet e studentëve, do të duhet të shkurtojmë mjete për librat e studentëve”, ka thënë Bytyqi.
Por, nga Sindikata e shëndetësisë thanë se deklarata e tillë paraqet “poshtërim për punën që bëjnë mjekët”.
Bobi Bojçovski, përfaqësues i sindikatës së pavarur të punëtorëve shëndetësorë, tha se zyrtarët duhet së pari t’i shkurtojnë pagat e tyre e pastaj të flasin për shkurtime të tjera.
“Shteti dhe zëvendëskryeministri duhet të krenohen me punëtorë të tillë shëndetësorë, me personelin teknik administrativ që punojnë me paga nën mesataren në Maqedoninë e Veriut. Dhe, para se të flasin për shkurtimin e ushqimit të studentëve apo shkurtime të pensioneve, le të flasin për pagat e tyre që tashmë janë dyfishuar”, theksoi Bojçevski.
Nga Qeveria megjithatë thanë se rritje mund të ketë me buxhetin për vitin 2024 që arrin shifrën rekorde prej 5.5 miliardë eurosh, por pa sqaruar se sa mund të jetë rritja dhe cilët sektorë do t’i përfshijë./REL/
*Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje