LAJMI I FUNDIT:

Shkupi – Gostivari, flasin Ramani dhe Selmani para përballjes në Çair

Shkupi – Gostivari, flasin Ramani dhe Selmani para përballjes në Çair

Shkupi dhe Gostivari do të përballen ndërmjet veti në xhiron e pestë të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Nga tabori i ekipit nikoqir, para kësaj sfide ka folur mesfushori, Hamza Ramani, i cili thotë se Shkupi kërkon fitoren e parë të sezonit para tifozëve “Shvercerat”.

“Ndeshja kundër Gostivarit është e një rëndësie të madhe për ne, për faktin se presim që të shënojmë fitore si vendas, për të marrë pikë të plota dhe njëherit të gëzojmë edhe tifozët tanë. Sigurisht se kjo fitore eventuale do të na kthen në pjesën e epërme të renditjes, aty ku edhe si klub meritojmë të jemi.  Në ndeshjen e fundit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit treguam lojë mjaft të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Andaj presim që të dielën të rikthemi te fitoret që ta dëshmojmë besimin e trajnerit”, ka thënë Ramani.


Nga ana tjetër, sulmuesi i transferuar këtë verë te Gostivari, Remzifaik Selmani është shprehur se ndeshja me Shkupin do të jetë e vështirë, por se ai me bashkëlojtarët pretendojnë rezultat pozitiv në Çair.

“Ndeshja e nesërme do të jetë një ndeshje e vështirë pa diskutim, por ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit, kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi me bindje për një rezultat pozitiv në Çair. Shpresoj që të vazhdojmë me fitore, njejtë si në ndeshjen e fundit dhe ti ndihmoj ekipit përsëri me gola për një rezultat pozitiv”, tha Selmani.

Takimi Shkupi – Gostivari do të luhet nesër (e diel) pasdite në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori