LAJMI I FUNDIT:

Shkup, shënohet 70-vjetori i NATO-s

Shkup, shënohet 70-vjetori i NATO-s

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së NATO-s, sonte në filarmoninë shtetërore orkestrat ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Sllovenisë do të mbajnë koncert të përbashkët.

Dirigjentë të kocnertit të përbashkët të orkestrave ushtarake do të major Goran Ilijevski nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut, Konstatinos Konstantinopolous nga Greqia, nënkolonel Alosha Deferi nga Republika e Sllovenisë, Sara Marinesku nga Mbretëria e Bashkuar dhe major Randal Bartel nga ShBA-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska do ta hap ekspozitën “70 vjet nga themelimi i NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30-të e Aleancës” ku do të promovohet pulla postare me rastin e jubileut të NATO-s.


Pas ekspozitës muzeore do të mbahet edhe Panel – diskutim me temë “70 vjet NATO – sukses i cili i referohet gatishmërisë për ndryshime”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Fondacionit Fridrih Ebert.

Në panel diskutim do të marrë pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, gjenerali Stjuard Skejts, zëvendëskomandant i NATO-s – Komanda Brunsum, gjeneralët e pensionuar Ilija Nikollovski dhe Mirosllav Stojanovski, nënkoloneli Zoran Jankoviq, shef i NATO-s zyra për lidhje në Shkup, drejtoresha e Fes, Eva Elerajt dhe profesoresha Lidija Georgieva./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori