LAJMI I FUNDIT:

Shkup, seanca për lëndën “300” shtyhet për në mars

Shkup, seanca për lëndën “300” shtyhet për në mars

Seanca gjyqësore për lëndën “300” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar është Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB, është shtyrë për më 20 mars.

Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Popovski akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 400 mijë euro.

PSP-ja pohon se tenderët për blerje, riparim dhe mirëmbajtje të veturave u janë dhënë kompanive që nuk kanë ofruar çmimin më të lirë./Telegrafi/