Shkup: Pas trysnisë nga BE-ja shtohen angazhimet kundër korrupsionit
Ekspertët në Maqedoninë e Veriut, theksojnë se sa më shumë që i afrohet vendi integrimit në Bashkimin Evropian, aq më shumë, sipas tyre, forcohet kontrolli i mjeteve evropiane që shfrytëzon shteti.
Këto reagime vijnë, pasi një ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar është arrestuar Sekretari shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu.
Prokuroria dhe dikasteri i policisë dyshojnë se Jahi Jahiu, si Sekretar shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike, bashkë me një punonjës tjetër në këtë dikaster, kanë marrë ryshfet në vlerë prej rreth 40 mijë eurove në këmbim të favorizimit të një kompanie italiane “Latanzio”, e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me IPA fonde në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, mjete këto të destinuara për koordinimin e trajnimeve në administratën publike.
Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, për “Radion Evropa e Lirë” thotë se për mungesën e kapaciteteve të institucioneve të shtetit për të luftuar korrupsionin, flet fakti se iniciativat vijnë nga jashtë dhe jo si veprim i hetimeve nga organet vendore.
“Për mua është indikacion pse organet e brendshme, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut nuk bën hetimet e duhura, përkatësisht nuk vepron në zbatimin e ligjit, por pret që gjithmonë të vijë ndonjë sinjal, kërkesë apo vendim i ndonjë organi ndërkombëtar për hetimin e funksionarëve, përkatësisht bartësve të institucioneve publike”.
“Ne presim nga faktori ndërkombëtar të bëhet zbatimi i ligjeve në Maqedoninë e Veriut, do të thotë se nën vetëdijen tonë jemi protektorat i bashkësisë ndërkombëtare, pra pranojmë se nuk jemi të aftë t’i zbatojmë ligjet tona”, thotë Musa.
Ndërkaq, Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, për Radion Evropa e Lirë thotë se ashtu se si afrohet vendi drejt Bashkimit Evropian, rritet edhe kontrolli rreth shpenzimit të parave evropiane.
Kacarska sqaron se Maqedonia e Veriut në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, ka ngritur më shumë trupa për mbikëqyrjen e projekteve që financohen nga paratë evropiane, por duket qartë se ata nuk disponojnë me kapacitete të mjaftueshme për të detektuar dhe proceduar rastet korruptive.
“Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian theksohet se shteti nuk disponon me kapacitete të mjaftueshme për realizimin e një pjese të konsiderueshme të projekteve, si dhe në këtë raport theksohet se nevojitet të ndërmerren masa urgjente për planifikimin dhe menaxhimin e mjeteve që vijnë nga Evropa. Pra, KE qartë ka nënvizuar problemin me mjetet që vijnë nga BE-ja”.
“Kjo çështje për Maqedoninë e Veriut si shtet do të jetë edhe më e rëndësishme në të ardhmen, sepse gjatë procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian duhet të demonstrojmë si shtet se kemi kapacitet që korrupsionin ta luftojmë edhe në shtëpi përmes veprimit të institucioneve përkatëse të vendit dhe jo këtë ta bëjmë vetëm përmes bashkëpunimit të organeve përkatëse të Evropës”, thotë Kacarska.
Arrestimi i Jahi Jahiut, vjen në momentin që pritet të realizohet aksioni i paralajmëruar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev, që lidhet me largimin e ministrave dhe një pjese të udhëheqësve të institucioneve që nuk kanë treguar rezultate në punën e tyre./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel