LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja e akullit është në përputhje të përsosur me skenarin tonë më të keq, paralajmërojnë shkencëtarët

Shkrirja e akullit është në përputhje të përsosur me skenarin tonë më të keq, paralajmërojnë shkencëtarët

Humbja masive e akullit nga viti 2007 deri në vitin 2017 ,dhe rritja e nivelit të oqeaneve, po shihet si një gjendje alarmante nga shumë ekspertë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC).

Shkencëtarët mendojnë se niveli i oqeaneve do të ngritët deri në 40 centimetra deri në vitin 2100, dhe një rritje e tillë, do të kishte një ndikim shkatërrues në të gjithë botën, duke rritur fuqinë shkatërruese të valëve të stuhive dhe duke ekspozuar rajonet bregdetare të qindra miliona njerëzve ndaj përmbytjeve të përsëritura dhe të forta, shkruan ScienceAlert.


Kjo është gati tre herë më shumë sesa parashikimet nga raporti i fundit i vlerësimit i IPCC-së, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi nevojë për të dalë me një skenar të ri për shtresat e akullit sepse ato tashmë janë duke u shkrirë me një shpejtësi të madhe”, tha autori kryesor Thomas Slater, një studiues në Qendrën për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Universiteti i Leeds, për AFP.

“Projeksionet e nivelit të detit janë kritike dhe qeveritë duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim”, shtoi ai.

Humbja e akullit dhe rritja e nivelit të detit do të ekspozojnë rreth 50 milionë njerëz në përmbytjet vjetore bregdetare në të gjithë botën nga mesi i shekullit, sipas studimit të botuar vitin e kaluar.

Ndërsa rritja totale e nivelit të detit prej të paktën një metër ka të ngjarë të kërkojë shpenzime prej 70 miliardë dollarësh në vit në muret e detit dhe mbrojtje të tjera kundër përmbytjeve.

Vitin e kaluar, Grenlanda humbi një rekord prej 532 miliardë ton akull – ekuivalenti i gjashtë pishinave olimpike me ujë të ftohtë dhe të freskët që derdhen në Atlantik çdo sekondë.

Në një studim tjetër të botuar në fillim të muaji gusht në The Cryosphere, një revistë e Unionit Evropian të Gjeoshkencave, Slater dhe kolegët llogaritën që masat e akullit të tokës – përfshirë akullnajat malore, kapakun e Arktikut dhe të dyja shtresat e akullit – humbën gati 28 trilionë ton masë mes 1994 dhe 2017.

Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton akull - shkaku i ngrohjes globale
Lexo po ashtu Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton akull - shkaku i ngrohjes globale

Më pak se gjysma e kësaj shume kontribuoi në rritjen e nivelit të detit. Akulli i Arktikut, për shembull, formohet në oqean, dhe kështu nuk e rrit nivelin e detit kur shkrihet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori