LAJMI I FUNDIT:

Do shkonin në Kanada me viza false, arrestohen në Rinas dy shtetas turq

Do shkonin në Kanada me viza false, arrestohen në Rinas dy shtetas turq

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar dy shtetas turq, pasi tentuan të udhëtojnë drejt Kandasë me vizë falsë.

Sipas informacionit zyrtar, shtetasit turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve.”


Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikuara nga kontrollorët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti nga Policia Kufitare e Rinasit janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, konkretisht: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Nuk është lejuar hyrja në territorin e R.SH për 60 shtetas me shtetësi të ndryshme.

Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara 73 persona në kërkim.

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka pasur një fluks pasagjerësh prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjereve me 141.559 pasagjerë më shumë. Janë sekuestruar vlera monetare të padeklaruara, në total 276.200 valutë në Dollarë, Euro etj.

Gjithashtu po gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit të prostitucionit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët si dhe për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori