Shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë operacionit ushtarak në Iran

Të paktën gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë në aksion pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan bombardimin e Iranit të shtunën, thotë ushtria.
"Forcat amerikane kohët e fundit gjetën mbetjet e dy ushtarëve të zhdukur më parë nga një strukturë që u godit gjatë sulmeve fillestare të Iranit në rajon", tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
"Operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë. Identitetet e të rënëve po mbahen të fshehta deri në 24 orë pas njoftimit të të afërmve", u tha ndër tjera.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar më parë se mund të priten më shumë viktima, pasi konfirmoi se tre ushtarë amerikanë ishin vrarë në sulmet fillestare.
"Për fat të keq, ndoshta do të ketë më shumë para se të mbarojë gjithçka. Ky është realiteti. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të mos ndodhë", tha Trump. /Telegrafi/
CENTCOM Update
TAMPA, Fla. – As of 4 pm ET, March 2, six U.S. service members have been killed in action. U.S. forces recently recovered the remains of two previously unaccounted for service members from a facility that was struck during Iran's initial attacks in the region.…
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 2, 2026
















































