LAJMI I FUNDIT:

Shkollat në Prishtinë nuk i përgjigjen grevës, drejtoresha Dida thotë se nuk duhet të pësojnë nxënësit

Shkollat në Prishtinë nuk i përgjigjen grevës, drejtoresha Dida thotë se nuk duhet të pësojnë nxënësit
Foto: Arkiv

Disa shkolla fillore në kryeqytet nuk i janë përgjigjur ftesës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës për grevë dy orëshe, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për paga.

Kimete Dida, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në një prononcim për Telegrafi tha se ajo dhe kolektivi i shkollës ku e udhëheq nuk e përkrahin këtë formë të grevës, ku më së shumti e pësojnë nxënësit.

Ajo tha se mësimi në këtë shkollë është duke u zhvilluar normalisht, por sipas saj, problem në disa klasa ka paraqitur mos ardhja e nxënësve.

Kimete Dida, drejtoreshë e SHFMU “Ismail Qemali”

“Ne jemi duke e zhvilluar mësimin normalisht. Problem ishte mos ardhja e nxënësve. Në një klasë kanë ardhur vetëm 10 nxënës”, njoftoi Dida, duke shtuar se ata si mësimdhënës po kritikohen por prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, ku procesi mësimor po zhvillohet normalisht.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri më 30 mars
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri më 30 mars

“Ne si kolektiv mendojmë se nuk është koha e përshtatshme për grevë. Nuk e përkrahim këtë mënyrë të grevës. Jemi ende pa qeveri. Nuk duhet t’i implikojmë fëmijët në këto çështje, nuk duhet të pësojnë fëmijët”, u shpreh drejtoresha e shkollës “Ismail Qemajli”.

Ajo tha se mund të dalin të protestojnë në shesh, mund t’i drejtohen Avokatit të Popullit, por jo të mbajnë një grevë të tillë ku ata që pësojnë janë nxënësit.

Dida kërkoi nga prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Ndryshe, grevë nuk është mbajtur as në shkollat “Faik Konica”, “Dardania”, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori