Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë kryesojnë listën e borxheve të shkollave në këtë komunë. E para ka një borxh prej 500 mijë eurosh, ndërsa e dyta ka 80 mijë euro borxh, duke e nisur kështu vitin e ri shkollor me probleme financiare. Përveç vështirësive me transportin, situata financiare e këtyre dy shkollave lë shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje se si do të përballen me procesin arsimor gjatë vitit të ri dhe nëse borxhet do të rriten për shkak të detyrimeve të reja të institucioneve edukativo-arsimore.
Nazmi Dauti, përgjegjësi i sektorit të arsimit pranë komunës së Tetovës, deklaroi se Shkolla e Mesme e Mjekësisë ka qenë përgjegjëse për transportin e nxënësve në të gjithë territorin, gjë që ka ndikuar në rritjen e borxhit të këtij institucioni arsimor.
“ Ju e dini që në vitin 2022, me vendim të Ministrisë së Arsimit, i morën kompetencat kryetarit të komunës për disa shkolla, ndërsa më pas i hoqën kompetencat edhe për çështjet e përgjithshme. Atëherë, Gjimnazi ‘Kiril Pejçinoviç’ u përball me një sërë problemesh, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike. Ministria e Arsimit lëshonte bllok dotacione vetëm për rrogat dhe energjinë elektrike, ndërsa nuk mbeteshin mjete për detyrimet e tjera, si transporti publik. Buxheti për vitin 2024 u shkurtua me 40 milionë denarë për shkollat e mesme dhe 32 milionë denarë për shkollat fillore. Tani, me ribalancin e buxhetit të shtetit, rreth 30 milionë denarë do të kthehen në formë të bllok dotacioneve dhe këto mjete do të mbulojnë detyrimet e shkollave ndaj kompanive të transportit,” deklaroi Nazmi Dauti.
Probleme të ngjashme paraqiten edhe në shkollat e Gostivarit. Sipas opozitës, komuna ka borxhe prej mbi 1.3 milion eurosh ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme. Ky borxh është konfirmuar edhe nga sektori i arsimit në Komunën e Gostivarit, të cilët theksojnë se borxhi aktual është mbi 1.5 milion euro. Ata sqarojnë se rritja e borxhit është pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike.
“Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës për djegie dhe transport, si dhe të energjisë elektrike. Ky ka qenë një nga faktorët kryesorë për rritjen e borxhit. Edhe pse komuna nuk ka qëndruar indiferente dhe ka kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ministria e Arsimit, dotacionet e marra nuk kanë qenë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e shkollave, pasi 97% e bllok dotacionit shkojnë për pagat. Ministria nuk e ka parë të arsyeshme rritjen e dotacioneve, gjë që ka çuar në rritjen e borxheve në të gjitha institucionet arsimore në nivel shtetëror, përfshirë edhe komunën tonë. Shpeshherë kemi përdorur buxhetin vetanak për të ndihmuar shkollat, përndryshe borxhi do të ishte edhe më i lartë. Ministria e Financave ka njoftuar se dotacionet do të rriten me 33.340.000 denarë.” theksoi sektori i arsimit në Gostivar.
Gjendja e shkollave në komunat e Zhelinës, Bogovinës dhe Vrapçishtit është e ngjashme, sipas informacioneve të fundit.Drejtuesit e shkollave dhe autoritetet komunale janë në pritje të masave të reja nga qeveria qendrore, të cilat do të mundësonin jo vetëm stabilizimin e situatës financiare, por edhe parandalimin e një rritjeje të mëtejshme të borxhit. Megjithëse pritet një rritje e dotacioneve nga shteti, ka frikë se këto masa mund të jenë të pamjaftueshme për të përballuar nevojat e vazhdueshme të institucioneve arsimore, në veçanti duke marrë parasysh se rritja e çmimeve dhe inflacioni mund të përkeqësojnë më tej situatën. /tvklan.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-DPUKM: Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjykata që të shqiptojnë dënim maksimal për shoferin i cili i mori jetën 22-vjeçares
Perinski: Mbështes iniciativën e LSDM-së dhe “Të Majtës” për problemin me ajrin e ndotur
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale