Shkoi në një udhëtim pune, por kurrë nuk iu kthye më Phil Collinsit: Ajo u kurorëzua me dikë tjetër

Phil Collins dhe ish-bashkëshortja e tij, Orianne Cevey, janë duke pasur probleme të shumta edhe pas ndarjes.
Kështu, Collins përmes lëndës që ka hapur në gjykatë, po pretendon që ta largojë Cevey nga shtëpia e tij në Miami, shkruan Mirror.
Dyshja ishin martuar në vitin 1999, ndërsa u divorcuan më 2008. Vetëm pas tetë vitesh ata patën edhe një rikthim, teksa planifikuan të jetonin së bashku në Miami.
Sipas disa burimeve të TMZ, thuhet se 46-vjeçarja është kurorëzuar me Thomas Bates, dy muaj më parë në Las Vegas.
Po ashtu, flitet se muzikanti i njohur nuk ia kishte idenë se ajo po martohet, teksa kjo e fundit kishte qenë në një udhëtim për punë.
Pas akuzave të shumta për të, avokati i Cevey ka deklaruar se ajo do të luftojë për të fituar të drejtat e saj.
Ish-çifti përndryshe ndajnë edhe dy fëmijë së bashku, Nicholas dhe Matthew.

































































