Shkoi si mysafir e i vodhi para, policia arreston të dyshuarin në Leposaviq

Një person kishte qenë mysafir në shtëpinë e viktimës dhe i njëjti dyshohet se kishte arritur që t’ia vjedhë viktimës 1.000 mijë euro dhe 35.000 mijë dinarë (para serbe).
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30, në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Tutje bëhet e ditur se pas një pune hetimore, policia kishte arrit që ta ndalojë të dyshuarin dhe t’ia konfiskojë parat e vjedhura të cilat i janë kthyer viktimës.
“Fsh. Leshak, Leposaviq 14.05.2026 – 17:30. Derisa i dyshuari mashkull kosovar, kishte qenë mysafir në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, i dyshuari kishte arritur që t’ia vjedhë viktimës 1000 mijë euro dhe 35.000 mijë dinarë (para serbe). Pas një pune hetimore, policia kishte arrit që ta ndalojë të dyshuarin dhe t’ia konfiskojë parat e vjedhura të cilat i janë kthyer viktimës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/




















































