E mërkura sjell ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dueli më interesante pritet të luhet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, ndërmjet dy Shkëndijave, asaj të Tetovës që është nikoqire dhe Shkëndija nga Haraçina, njofton Telegrafi.
Skuadra kuqezi nga Tetova ka dalë me një njoftim, duke ftuar sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë.
“KF Shkëndija bën thirrje për një atmosferë vëllazërore dhe bashkimi para ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, që do të zhvillohet të mërkurën në Tetovë, ku do të përballemi me Shkëndijën e Haraçinës.
Si klub, dëshirojmë të inkurajojmë vlerat e respektit dhe solidaritetit mes tifozëve të dy klubeve. Jemi të lumtur që shorti na dha mundësinë pas një kohe të gjatë dy Shkëndijat të luajnë mes veti në një ndeshje zyrtare, derisa kjo është mundësi e shkëlqyeshme për një festë futbolli ku rivalitet sportiv do të sjellin vetëm 90-të minutat në terren. Në këtë frymë, kemi vendosur të mirëpresim publikun mysafir dhe madje i ftojmë të na bashkohen në këtë ndeshje të rëndësishme. Le ta bëjmë bashkërisht këtë ditë festë sportive”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës së Tetovës, ku mes tjerash kanë shtuar se ftojnë të gjithë dashamirët e futbollit të jenë pjesë e këtij momenti të veçantë, duke treguar se për vëllazëri nuk ka kufij.
Kujtojmë se në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë luhet vetëm një ndeshje, ndërsa ky duel do të luhet me fillim në ora 14:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës