I keni zgjidhur të gjitha obligimet që të uleni në divan, të ndizni televizorin dhe të shikoni lojën? Qe se çfarë ndodh në trup!

Çdo adhurues i futbollit e di që nuk është e lehtë kur shikon ekipin e tij se si humb, transmeton Telegrafi.


Qoftë kur bërtet në televizor, nevrikoset, i heshtur shikon se si rrjeta tundet sërish dhe sërish, zëshëm shanë lojtarët, trajnerët dhe familjet e tyre, ndjenja nuk është e këndshme por mund të jetë edhe e rrezikshme.

Adhuruesit e ekipeve më të forta të cilat humbin kanë 29 për qind shanse më të mëdha për probleme serioze të zemrës në ditën e ndonjë ndeshjeje të rëndësishme, ka konstatuar një hulumtim.

77d8b01bd1217fcd5661a55d09ab2784 L

Ata të cilët bëjnë tifozllëk për ekipin fitues kanë 20 për qind shanse më të vogla që të kenë sulm në zemër apo sulm në tru.

Hulumtimi i publikuar në Revistën e shkencave sportive ka konstatuar që sulmet kardiovaskulare mund të jenë të shkaktuara nga përpjekja e madhe mendore dhe emocionet turbulente, çfarë i përjetojmë derisa shikojnë ndeshjen vendimtare.

Gjithashtu, meshkujt të cilët gjatë ndeshjes pinë apo konsumojnë produkte duhani atë ditë ia shtojnë vetes rrezikun nga problemet me zemrën. /Telegrafi/