LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët do të kultivojnë grurin rezistues ndaj thatësirës e sëmundjeve

Shkencëtarët do të kultivojnë grurin rezistues ndaj thatësirës e sëmundjeve

Shkencëtarët britanikë do të shpenzojnë 8.3 milionë euro në projektin në të cilin do të kultivohen kultura grunore të cilat do të dhënë rendimente më të larta. Ata shpresojnë se tiparet të cilat i ka gruri i egër do të mund të ndihmojnë gjatë kultivimit të llojit i cili është rezistues ndaj thatësirës, sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Gruri së bashku me orizin është drithi më i popullarizuar, e çdo vit të korrurat janë rreth 550 milionë tonë në mbarë botën. Ky lloj drithi është në mëshirë apo pamëshirësi të natyrës, sepse të korrurat e vjetme ruse janë shkatërruar nga thatësira dhe zjarret. Vërshimet në Pakistan dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë kanë kontribuar në çmimet e larta.

Drithërat me rendimente më të larta do të duhej të zvogëlonin çmimin dhe të rrisin praninë e vet në botën çdo ditë e më të numërt.

“Ekziston nevojë e madhe për përmirësimin e rendimentit. Vlerësohet se vetëm gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme do të duhet të mblidhen aq të korrura sa janë mbledhur nga fillimi i bujqësisë para 10.000 vitesh”, ka thënë udhëheqësi i projektit, profesori Graham Moore.


Në projekt do të shfrytëzohen informatat për gjenetikën e grurit të cilat janë mbledhur vitin e kaluar për të përcjellë tiparet themelore të këtij drithi gjatë gjeneratave. Megjithatë, planet për krijimin e drithërave të modifikuar gjenetikisht nuk ekzistojnë. Të korrat e para komerciale mund të priten deri më 2024, njoftojnë mediet britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Trump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni

Amerika
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?

Azia
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Kalo në kategori