Sipas anketimeve, gënjeshtrat janë epidemi, ku rezultatet tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 75% e qytetarëve e kanë pranuar se i gënjejnë partnerët. Por, cila gjini gënjen më shumë?

Sipas studimit, meshkujt i gënjejnë më shumë partneret, ku një në 10 e pranojnë se e bëjnë këtë gjë rregullisht, transmeton Telegrafi.


Çdo i treti person nga gjithsej 2,000 të anketuar e kanë pranuar se gënjeshtrat që ua thonë partnereve janë gënjeshtra serioze.

Pesë nga top 20 gënjeshtrat ndërlidhen me aktet e tradhtisë, siç janë shprehjet: “Asnjëherë nuk të kam tradhtuar” dhe “kam qenë jashtë me shokë”.

Marrë parasysh këto, nuk është befasi se 25% e popullsisë nuk i besojnë krejtësisht partnerit aktual.

5% e njerëzve nuk i besojnë fare partnerit, duke nxitur pyetjen se përse vendosin të rrinë në lidhje?

Këto janë gënjeshtrat më të zakonshme mes dy partnerëve:

- Jam duke dëgjuar
- Nuk jam në disponim të keq
- Kam konsumuar vetëm një pije alkoolike
- Nuk e kam parë se më ke thirrur/shkruar
- Nuk dukesh e trashë
- Jam duke iu përmbajtur dietës
- Përjetova orgazëm
- Nuk është gardërobë e re
- Nuk të duket barku i trashë në atë fustan
- S’isha duke e shikuar atë vajzë
- Nuk e kam thyer unë
- Kam qenë jashtë me shokë
- Më pëlqejnë shokët/shoqet tuaja
- Jam duke e ruajtur rrobën që ma ke blerë për ndonjë ngjarje të veçantë
- Më pëlqen si gatuan
- Asnjëherë nuk të kam tradhtuar
- Më pëlqejnë prindërit e tu
- Nuk e njoh atë person. /Telegrafi/