Nga: Jordana Moore Saggese (Leksionet e artit nga TED-ED)
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti
“Unë nuk mendoj për artin kur punoj. Unë përpiqem që të mendoj për jetën.” – Jean-Michel Basquiat
Një kanavacë ngjyrë blu qielli e hapur nga një kafkë e madhe, dhëmbë të zhveshur nëpërmjet disa të çarave të thella vaji dhe bojë llaku. Në vitin 2017, kjo vepër arti ‘Pa titull’ u nxor në ankand për një vlerë mbi 110 milionë dollarë. Por, ajo nuk është vepra e ndonjë mjeshtri të vjetër. Këto goditje gjenialiteti i përkasin 21-vjeçarit zezak nga Brooklyni, Jean-Michel Basquiat, një nga piktorët amerikanë më karizmatikë dhe aktualisht ai që është shitur me çmimin më të lartë.
Lindur në vitin 1960, nga një baba haitian dhe nga një nënë portorikane, Basquiat e kaloi fëmijërinë duke bërë art dhe të pabëra ‘Boerum Hill’. Edhe pse ai nuk ndoqi kurrë ndonjë shkollë arti, ai mësoi duke u endur nëpër galeritë e Nju Jorkut, dhe duke dëgjuar muzikën që babai i tij luante në shtëpi. U frymëzua nga vende të papritura, duke shkarravitur variantet e tij me kukulla, libra komikë dhe skena biblike në letër të përdorur nga zyra e babait të tij. Por do të ishte një fjalor enciklopedie ai që do të nxirrte në mënyrë të argumentuar fragmentet me të fuqishme që ndikuan mbi Basquiat-n.
Kur ishte i ri, Jean-Michel u godit nga një makinë, e ëma e tij i dërgoi një kopje të ‘Anatomisë së Greyt’ në shtratin e tij në spital. Libri i anatomisë ndezi një magjepsje afatgjatë me anatominë të cilat më vonë u manifestuan në kafkat e tij, në pejzën dhe në guximin e veprës së tij të mëvonshme – të cilat në mënyrë të përsëritur eksplorojnë së bashku fuqinë dhe vulnerabilitetin e trupave të marxhinalizuar.
Në moshën 17-vjeçare, ai lancoi bastisjen e tij të parë në botën e artit me mikun e tij Al Diaz. Ata shkruan deklarata të mistershme me bojë llaku dhe me simbole në të gjithë pjesën e Manhatanit të poshtëm, duke i nënshkruar ato me nofkën SAMO. Këto deklarata plot humor, të thella dhe rebeluese u shpërndanë strategjikisht përgjatë të gjithë skenës së artit të Sohos. Edhe pas vetëzbulimit të tij si artist, Basquiat e përdori suksesin e SAMO-s për të hyrë vet në skenë; duke shitur kartolina, duke luajtur nëpër klube me grupin e tij avantgard, dhe duke kërkuar me guxim për heronjtë e tij.
Në moshën 21 vjeçare, i ishte futur pikturimit me kohë të plotë. Procesi i tij ishte një lloj improvizimi i llogaritur. Si shkrimtarët ‘Beat’ të cilët e kompozuan veprën e tyre duke grisur dhe rimbledhur së bashku copëza shkrimesh, Basquiati përdori teknika të ngjashme prerjeje për ripërzierjen e materialeve të tij.
Në kohën kur ai nuk mund të përballonte kanavacat, i jepte formën e tyre copëzave të prera druri që ai i gjente në rrugë. Ai përdorte shkopinj me vaj, shkumësa me ngjyra, llak me ngjyrë dhe laps dhe nxirrte citate nga menutë, librat komikë dhe tekste librash që ai i mbante të hapura në katin e studios së tij. I mbante këto burime të hapura në katin e studios së tij, shpesh duke punuar në projekte të shumëfishta në të njëjtën kohë.
Duke nxjerrë copa-copa pjesë anatomie, skena historike të ripërfytyruara, dhe kafka të transplantuara nga natyrat e qeta klasike, Basquiat-i i dha një qëllim të ri së bashku përvojave të ditëve të sotshme dhe historisë së artit në një gjuhë pamore shpikëse. Ai punonte sikur po fuste veten në trashëgiminë e artistëve nga të cilët ai ishte duke huazuar siç ishin edhe ata me njëri-tjetrin.
Për shembull, “Toussaint L’Overture përkundrejt Savonarola’ dhe ‘Gjenialiteti i Pazbuluar i Deltës së Misisipit’ ofrojnë dy vizione të ndryshme të shqetësimeve historike dhe bashkëkohore të Basquiatit. Por ato i bëjnë jehonë njëra-tjetrës në detaje, të tilla si koha që rishfaqet e cila del sërish në skenë tek ‘PPCD.’
Të gjitha këto pjesë formojnë një rrjet që ofron evidenca fizike të mendjes së palodhur dhe pjellore të Basquiatit. Këto kanavaca kaotike shpejt fituan vlerësim dhe vëmendje. Por, pavarësisht rritjes së audiencës së tij nga rrymat qendrore, Basquiati këmbëngulte në paraqitjen e temave sfiduese në lidhje me identitetin dhe shtypjen. Figurat e marxhinalizuara vendosen në qendër të skenës, të tilla si të burgosur, kuzhinierë dhe pastrues. Fiksimi i tij me trupat, historinë dhe me përfaqësimin mund të gjenden në vepra evokuese të tregtisë së skllevërve nga atlantiku dhe ato në historinë afrikane, si edhe pjesë që përqendrohen tek lidhjet racore bashkëkohore.
Në më pak sesa një dekadë, Basquiati bëri mijëra piktura dhe vizatime së bashku me skulptura, fragmente poezish dhe muzikë. Produktet e tij përshpejtuan rritjen meteorike të famës së tij, por jeta dhe puna e tij u prenë tragjikisht shkurt kur ai vdiq nga një mbidozë droge në moshën 27 vjeçare. Pas vdekjes së tij, vepra e Basquiat-it vetëm u rrit në vlerë, por energjia dhe talenti i pjesëve të tij kanë pasur një ndikim shumë më të madh sesa vlera e tyre financiare.
Sot ndikimi i tij sillet rreth nesh si një vorbull në muzikë, poezi, modë dhe në film dhe arti i tij mbart fuqinë për të shokuar, frymëzuar dhe për t’u futur nën lëkurën tonë. /Palimpsest/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme