Shkëlqeu në të gjithë ndeshjen, por gjesti i Fernandes ndaj De Jong po konsiderohet si i ulët

Bruno Fernandes udhëhoqi Manchester Unitedin drejt fitores ndaj Barcelonës me rezultat 2-1, duke kaluar tutje në mesin e 16-të ekipeve më të mira të Ligës së Evropës.
Portugezi e ka bërë këtë gjë si kapiten, por edhe ka asistuar te goli i parë dhe ishte nismëtar i aksionit për golin e dytë.
Megjithatë, ai e prishi një paraqitje të shkëlqyer me një lëvizje të keqe në minutën e 60-të.
Frenkie de Jong u faullua gjatë pasimit të topit dhe u rrëzua në tokë sepse u pengua në shpejtësi, por kjo nuk e pengoi Fernandesin të vraponte te topi dhe ta godiste me të gjitha forcat nga afërsia.
Ai e bëri atë qëllimisht dhe në mënyrë të vrazhdë, dhe të gjithë lojtarët e Barcelonës u çmendën dhe u nisën drejt tij.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































