LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu me dy gola në fitoren e Ballkanit, Queven zgjedhet lojtari i javës

Shkëlqeu me dy gola në fitoren e Ballkanit, Queven zgjedhet lojtari i javës

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, do të ndajnë çmimin “Ylli i Javës” edhe këtë edicion kampional.

Ky çmim për javën e parë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Queven Da Silva Inácio.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Shyqri Salihu dhe Lulzim Berisha.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e parë t’i takojë Inacios, pasi ai realizoi dy gola, duke qenë më meritori që Ballkani nisi edicionin e ri kampional me fitore ndaj Dukagjinit (2:0).

Pasi mori këtë çmim, Da Silva Inácio u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Së pari, do të doja të falënderoja Zotin për këtë mundësi që të jem këtu dhe gjithashtu ekipin tim, sepse pa ata asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur”.

“Po punojmë shumë për të arritur qëllimin tonë. Kemi ligën që ka nisur dje dhe qëllimi ynë është të bëhemi sërish kampionë”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Balkanin, këtë ekip të madh që ka një peshë të madhe në futbollin e Kosovës. Do të luftojmë deri në fund dhe do të punojmë gjithmonë për të qenë në majë. Në lidhje me trofeun, jam shumë i lumtur. Pas një kohe të gjatë që shumë gjëra ndodhën me mua”.

“Shumë njerëz nuk e dinë, por kam kaluar kohë të vështira. Por Zoti është i madh dhe ai di gjithçka. Prandaj, jam mirënjohës për gjithçka dhe puna nuk ndalet”, tha Queven Da Silva Inácio për faqen zyrtare të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori