LAJMI I FUNDIT:

Shkelën perimetrin e sigurisë, gjobiten tre mjete lundruese në jug të Shqipërisë

Shkelën perimetrin e sigurisë, gjobiten tre mjete lundruese në jug të Shqipërisë

Tre drejtues të mjeteve lundruese, janë ndëshkuar me gjobë prej 100 mijë lekësh [960 euro] nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi kanë shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.

Policia bën me dije se ka bllokuar tre mjetet lundruese, respektivisht 1 anije turistike dhe 2 skafe.

Një prej skafeve, është konstatuar duke lundruar jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese në plazhin e Potamit në Himarë.


Ndërkohë që anija turistike dhe skafi tjetër janë gjobitur në plazhin e Borshit dhe Krorëzit, për shkak se janë afruar në breg duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve.

“Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori