Shkarravitet shtëpia e Branko Geroskit, pronar i portalit PlusInfo (Foto)

Branko Geroski me një postim në Facebook ka njoftuar se shtëpia e tij është shkarravitur me grafite ofenduese, njofton Telegrafi Maqedoni.
''Ja, kështu është shkarravitur banesa ime mbrëmë në Ohër. Rasti është paraqitur në polici dhe e kam njoftuar kryetarin e komunës Nikolla Bakraçeski. Fqinjit tim Gruevski i them se e kam pranuar mesazhin. Tani e di se pse dje ndodhi diçka që nuk ishte e rastësishme. Vetëm të dish se nuk frikohem. Bleje nesër gazetën ''Slloboden Peçat'', dhe do të shohësh çka ka aty. Krejt këtë gjë që e bën, nesër duhet ta spjegosh para fëmijëve të tu. Nuk do të jetë e lehtë'' shkruan Geroski në Facebook.
Përveç portalit PlusInfo, Geroski udhëheq edhe me gazetën ditore ''Slloboden Peçat''. Në shtëpinë e tij ishte shkruar ''Kopil'', ''Deri në vdekje VMRO'', ''Shko pirdhu''./Telegrafi/








































