LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Thomas Tuchel nga Chelsea: Përse duhet të shqetësohen Milani dhe Interi

Shkarkimi i Thomas Tuchel nga Chelsea: Përse duhet të shqetësohen Milani dhe Interi

Chelsea është ndarë çuditërisht me trajnerin e tyre Thomas Tuchel, një vendim që duket se do të ndikojë edhe te rivalët e tyre në grupin e Ligës së Kampionëve, Milanin dhe Interin, pasi këta të fundit huazuan Romelu Lukakun nga Blutë këtë verë.

Klubi londinez kanë njoftuar shkarkimin e teknikut gjerman me një deklaratë zyrtare pas humbjes së mbrëmshme ndaj Dinamo Zagrebit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Chelsea është në Grupin E me Milanin dhe do të përballet me kuqezinjtë më 5 tetor (në Stamford Bridge) dhe 11 (në San Siro).


U shkarkua nga Chelsea, por Thomas Tuchel largohet me xhepa të mbushur me para
Lexo po ashtu U shkarkua nga Chelsea, por Thomas Tuchel largohet me xhepa të mbushur me para

Gjigantët e Ligës Premier kanë specifikuar se ‘nuk do të ketë komente të mëtejshme derisa të bëhet një emërim i ri i trajnerit’.

Milani mori një barazim 1-1 si mysafir ndaj RB Salzburg në ndeshjen e tyre debutuese të fazës së grupeve dje.

Zbardhen arsyet se përse Chelsea e shkarkoi Tuchelin - njëra ndër to ka të bëjë edhe me Ronaldon
Lexo po ashtu Zbardhen arsyet se përse Chelsea e shkarkoi Tuchelin - njëra ndër to ka të bëjë edhe me Ronaldon

Largimi i Tuchel do të ndikojë edhe tek rivalët lokal Milanin dhe Interin.

Lukaku fillimisht nuk ishte në marrëdhënie të mira me strategun gjerman dhe u detyrua të kthehej në ish-klubin e tij në fund të 2021-22.

U shkarkua Tuchel, Graham Potter është favoriti për t’u ulur në bankinën e Chelseat
Lexo po ashtu U shkarkua Tuchel, Graham Potter është favoriti për t’u ulur në bankinën e Chelseat

Nerazzurrët kanë paguar 8 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në vitin 2023 dhe nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme në fund të sezonit.

Ka raportime për bisedime mes Interit dhe Bluve për një transferim të mundshëm të përhershëm për Lukakun, por largimi i Tuchel me siguri ndryshon skenarin dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e belgut në San Siro pas vitit 2023 pas zhvillimit të madh të sotëm. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori