LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Mariqit trondit Vuçiqin

Shkarkimi i Mariqit trondit Vuçiqin

Ish Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë Ljubomir Mariq është shkarkuar kundër dëshirës së përfaqësuesve serbë në Kosovë, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

“Kryeministri Vuçiq është tronditur, ngaqë politikanët serbë në vend se të negocionin me përfaqësuesit serbë, kanë rënë dakord të udhëhiqen nga politikat e Mustafës dhe Thaçit. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejohet” ka thënë Gjuriq.


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shkarkoi nga detyra Ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq dhe në vend të tij është emëruar zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Mirjana Jevtiq.

Sipas qeverisë kosovare këto vendime janë marrë në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.