LAJMI I FUNDIT:

Shkariq: Vendimi i Ivanovit për mandatimin e Gruevskit është kundër kushtetues

Shkariq: Vendimi i Ivanovit për mandatimin e Gruevskit është kundër kushtetues

Profesori i të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, deklaron për PlusInfo se kryetari Ivanov ka bërë gabim me dhënien e mandatit, Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari duhet që t’ia jep mandatin partisë, ose koalicionit që arrinë të ketë shumicë ulësesh në Kuvend, e jo partisë që ka siguruar më tepër ulëse, sqaron Shkariq.


Sipas tij, vendimi i Ivanovit për të mandatuar Nikolla Gruevskin është kundër kushtetues. Kryetari duhet të ketë informacione se cili mund të sigurojë shumicën parlamentare.

Shkariq rikujton vitin 1992 kur mandati iu dha Petar Goshevit, i cili u tërhoq pasi që nuk arriti të sigurojë shumicë parlamentare./Telegrafi/