Shkaku i COVID-19, në Strugë plazhet bosh, afaristët: Jemi të frikësuar nuk kemi turistë
Sezoni turistik ka filluar por në bregun e liqenit të Strugës mbretëron një atmosferë e qetë dhe një fluks i vogël turistësh.
Qendra e turizmit në Liqenin e Strugës asnjëherë nuk ka qenë aq e boshatisur sikurse gjatë ditëve të fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Plazhet e liqenit të Strugës, bukuria e së cilave është e njohur në vend dhe më gjerë, janë pothuajse të zbrazëta ndonëse zakonisht në këtë periudhë të vitit pranojnë turistët dhe vizitorët e parë nga shumë vende të huaja.
Pronarët e lokaleve dhe hoteleve janë të frikësuar me këtë situatë. Tanimë jemi në muajin korrik, por këto lokale dhe hotele janë frekuentuar vetëm nga turistët vendas edhe atë në numër shumë të vogël.
“T’ju them të drejtën këtë vit neve na ka zënë frika sepse nuk e dinim që kjo gjë do të na ndodhë kaq keq dhe kaq e fortë të them. Për këtë arsye ne gjithmonë kemi thënë do ta kalojmë dimrin e kur të vijë pranvera do të fitojmë ndonjë gjë, para kjo ajo, por këtë vit e kemi shumë problem. Bile na ka zënë frika edhe për pagesat tatimeve të shtetit edhe do të themi që i kemi angazhim për gjithë kohën, kemi edhe kredite edhe sende për të paguar”, tha Ajrush Miftari.
“Për fat të keq turistë nuk kemi. Filluam me punë javën e kaluar protokollet erdhën para dy javëve por ne nuk shpejtuam për ta hapur hotelin sepse nuk kishim arsye pse të shpejtojmë. Hotelin e hapëm të premten dhe deri më tani jemi me numër minimal të mysafirëve vetëm nga Maqedonia”, u shpreh Ana Janqeva Dodanoska.
“Këtë vit vërtetë është shumë më dobët se vitin e kaluar dhe shpresojmë që të përmirësohet gjendja në plazhin e Strugës. Turistët i kemi nga brenda vendit, nga jashtë akoma nuk kemi”, theksoi një menaxher lokali.
Ata shpresojnë që numri i turistëve do të rritet dhe do të ketë një fluks më të madh gjatë kohës kur të vijnë mërgimtarët në vendlindje. Pronarët bëjnë apel që turistët ta vizitojnë Strugën, sepse ajo sipas tyre i përmbush të gjitha kushtet për të kaluar pushimet verore./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht