LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i abstenimeve, përfundon seanca e Kuvendit

Shkaku i abstenimeve, përfundon seanca e Kuvendit

Seanca plenare e Kuvendit që kishte nisur që nga ora 11:00, ka përfunduar.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi disa projektligje nuk u miratuan, pasi një pjesë e deputetëve abstenonin, duke pamundësuar kuorumin.


Gjatë të enjtes, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta.

Nuk ka arritur të zgjedhet, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, është shtyrë për votim Rregullorja e Kuvendit, Ligji për Automjetet është kthyer prapë në komision ku është kërkuar plotësimi i amendamenteve sipas BE-së, etj. /Telegrafi/