Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur mbrëmë në Stadion Miejski në Poloni, ku u zhvilluar ndeshja e UEFA Conference League mes Rakow dhe Rubin Kazan.

Skuadra ruse ka qenë në hall të madh me fanellat e tyre, pasi shiu i madh që po binte i ka dëmtuar ato.


Në fundin e pjesës së parë, për shkak të cilësisë së dobët të stampimit, numrat dhe emrat e futbollistëve në fanellat e Rubin Kazanit u fshinë.

uid 9cbeab1b5d4a8f30deb23965f077a3be1628197498983 width 1280 play 0 pos 0 gs 0 height 720 pilkarze rubina kazan z numerami narysowanymi pisakiem fot tvp sport

Kjo bëri që stafi i klubit rus të bënte një ndërhyrje emergjente pasi duhej të zhvillohej ndeshja, në të kundërtën rrezikonin shumë.

Ata vendosën të dilnin në pjesën e dytë duke vizatuar me stilolapsa numrat e futbollistëve në fanella.

Kaq ka mjaftuar që pamjet nga kjo ndeshje të bëhen virale në rrjetet sociale.

E8DbATRXIAcAHFF

E sa i përket ndeshjes, përkundër problemeve me fanella, Rubin mori një barazim të madh 0-0 në udhëtim te Rakow në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

telegrafi sport app