LAJMI I FUNDIT:

Shitet fshehtas vila super luksoze e DJ Avicii

Shitet fshehtas vila super luksoze e DJ Avicii

Vetëm disa muaj pas vdekjes së papritur dhe të parakohshme të yllit, shtëpia e dikurshme e DJ-të dhe producentit muzikor Tim Bergling, i njohur publikisht si Avicii, është shitur për 17.5 milionë euro.

Vdekja tragjike e artistit në prill të këtij viti i tronditi fansat dhe ndjekësit në mbarë botën, shumë prej të cilëve ende nuk po mund të pajtohen me shkuarjen në amshim.

Tani është zbuluar se shtëpia e suedezit në Hollywood Hills është shitur fshehurazi për një shumë prej miliona dollarësh.


Prona shtatëmijë metra katror është e ndërtuar në vitin 2008, ka gjashtë shtretër dhe shtatë banja gjersa ka pamje panoramike drejt Los Angelosit dhe Santa Monica, gjithashtu edhe përtej oqeanit.

Njashtu ka edhe një pishinë prej 75 metrash katrorë, kaminë si dhe një zonë spa.

Rita Ora shpërthen në lot për Aviciin gjatë koncertit – u thotë fansave se ai do duhej të ishte pranë saj
Lexo po ashtu Rita Ora shpërthen në lot për Aviciin gjatë koncertit – u thotë fansave se ai do duhej të ishte pranë saj

Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Redfin, Avicii e bleu pronën në vitin 2013 për 15.5 milionë dollarë.

Artisti i lindur në Suedi, i cili vdiq në moshën 28 vjeçare, u bë një nga DJ-të më të paguar në botë në saje të hiteve “Levels” dhe “Wake Me Up”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori