LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si përgatitet balsami për lëkurë të thatë

Shikoni si përgatitet balsami për lëkurë të thatë

Bëjeni në shtëpi balsamin natyral për lëkurë shumë të thatë dhe buzë

Ky balsam është i dedikuar për përdorim në zona të vogla të lëkurës në trup, por të cilat gjithmonë janë shumë të thata, andaj shpesh krijohen edhe zbokthi, irritime të vogla, të kruara.


Nevojiten 15 gramë gjalpë shea, që ushqen shtresën e jashtme dhe të brendshme të lëkurës.

E njëjta sasi e gjalpit nga avokadoja e pasur me thartira yndyrore lëkurën do ta bëjë më elastike, transmeton Telegrafi.

Pesë gramë dyllë candelilla (Euphorbia antisyphilitica) do ta bëjnë balsamin më të fortë, kur i shtohen 20 ml vaj jojobe (Simmondsia chinensis) dhe 10 ml vaj ulliri.

Gjalpin dhe dyllin qitni në enë qelqi apo qeramike, të cilën do ta vendosni në tenxhere me ujë, ta nxehni gradualisht dhe ta shkrimin përbërjen.

Pason shtimi i vajit, i sasisë së vogël të vitaminës E në formë vaji dhe disa pika vajra të preferuara esenciale.

Balsamin mbajeni në enë plastike në frigorifer, zonat në lëkurë pas përdorimit do të jenë më të buta, ndërkaq balsami mund të përdoret edhe për kurën e vetullave.

Nëse jeni alergjikë në ndonjë prej përbërësve mos e përdorni këtë preparat.

/Telegrafi/