Në emisionin “Ekopolitik” është publikuar një video, nga një aksident me motor në Peqin.

Në video duket parakalimi i gabuar i motorit, i cili më pas është aksidentuar.


Siç duket në video drejtuesi i motorit pasi ka hyrë në parakalim është përplasur me një automjet që po i vinte përballë, transmeton oranews.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorit ka humbur jetën.  Aksidenti ka ndodhur para dy javësh, ndërsa videoja u publikua ekskluzivisht në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.