LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si bebja në bark lëviz organet e brendshme të nënës (video)

Shikoni se si bebja në bark lëviz organet e brendshme të nënës (video)

Trupi i femrës në shtatzëni ndryshon edhe nga jashtë edhe nga brenda. Muzeu i shkencave dhe i industrisë nga Çikago në webfaqen e vet ka publikuar një video interesante e cila tregon se si lëvizen organet e brendshme të shtatzënës për të siguruar bebja vend të mjaftueshëm.

Të gjitha organet e brendshme ndërrojnë vend gjatë rritjes së bebes së cilës i duhet më tepër vend, transmeton Telegrafi.


Fshikëza e nënës është e shtypur në drejtim të poshtëm, lukthi është lëvizur lart, ndërkaq zorrët vendosen përreth mitrës.

Duke u rritur mitra, ajo i zhvendos dhe i shtrëngon organet e tjera, ndërkaq muskujt dhe nyjat lirohen.

Mjekja Helen Webberley thotë se paraqitja në video është goxha e bindshme.

“Këtu është treguar se si organet e brendshme të abdomenit dhe gjoksit janë të shtypura për shkak që fetusi rritet, dhe përse pra nëna merr frynë aq lehtë gjatë shtatzënisë”.

/Telegrafi/