Tifozët e përfaqësueses së Republikës së Irlandës, e kanë befasuar një motër nderi në një tren, pasi ajo kishte përfunduar në vagonin ku ata qëndronin.

Duke e vërejtur që ajo po afrohej, ata ishin marrë vesh që porsa të hyjë, t’ia nisin këngës. Madje një kënge krishtere me ritëm tifozërie.


Disa prej tyre e kanë kapur për duarsh motrën e nderit. Në video mund të shikoni reagimin e saj.

Ndryshe, Republika e Irlandës luajti baras (1-1) në ndeshjen e parë të ‘Euro 2016’ kundër Suedisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app