LAJMI I FUNDIT:

Shigjetari – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Shigjetari – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:


Fillimi i vitit 2019 ju sjell paqëndrueshmëri në realizimin e qëllimeve primare. Do të përballeni me rrethana të pavolitshme, të cilat do t’ju pengojnë dhe në disa afate do të jeni të detyruar t’i prolongoni.

Në fushën e parave shmangni investimet e rrezikshme, sepse çfarëdo makinacionesh mund t’ju sjellin humbje. Do të keni derdhje të parregullta të mjeteve në llogarinë tuaj.

Me veprime të shkathëta do të arrini t’i kapërceni vështirësitë financiare. Do t’ju ofrohet mundësia që të realizoni përparim në punën kreative në fushat e argëtimit dhe të arsimit. Planet tuaja sekrete do t’ju sjellin përparësi mbi konkurrencën.

Gjatë muajve të pranverës do të stabilizoheni dhe do të shtoni gjendjen financiare. Obligimet e rëndësishme afariste do t’i përfundoni me kohë. Nëse jeni pronar i firmës private do të keni shtim të vëllimit të punëve. Më së shumti sukses do të keni nga shërbimet, posaçërisht të tipit shërbyes.

Do të jetë e domosdoshme që të harmonizoheni me një partner afarist, sepse do të hasni në qëndrime të kundërta. Kjo do t’ju shkaktojë pengesë në punën e përbashkët dhe vonim të afateve të planifikuara. Kompromisi dhe lëshimet e vogla në këtë rast do të jenë zgjidhja më e mirë.

Mesi i vitit, posaçërisht muaji qershor do t’ju sjellë shqetësime në fushën e qarkullimit të pagesave, gjë që do të zvogëlojë mundësitë tuaja financiare dhe do të çrregullojë planet tuaja.

Nga fillimi i gushtit deri në fillim të shtatorit do të keni periudhën më të suksesshme të vitit. Do të arrini të riorganizoheni dhe t’u përshtateni rrethanave aktuale. Do t’ju ofrohen mundësi që të realizoni përparim në karrierë, ndërkaq në fushën e parave ju presin fitime të mëdha dhe gjendje e qëndrueshme, të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit.

Do të bëni marrëveshje dhe përgatitje rreth projekteve të reja të rëndësishme ku autoriteti juaj dhe aftësitë tuaja punuese do të dalin në pah të plotë.

Shigjetarët e papunësuar do të kenë shansin për punë që ka të bëjë me fushat financiare, siç janë puna në bankë apo në kontabilitet. Periudhat e përshtatshme për punësim ju janë në mars, prill, gusht dhe shtator.

Shëndeti:

Shëndeti do t’ju jetë i ndryshueshëm midis janarit dhe marsit. Do të ndieni dhembje në eshtra, posaçërisht në ije. Shmangni mundimet e mëdha dhe më shumë pushoni.

Gjatë periudhës së pranverës dhe verës do të jetë e domosdoshme që më shumë kujdes t’i kushtoni ushqimit të shëndetshëm, sepse lukthi do t’ju jetë i ndjeshëm.

Nga shtatori deri në fund të vitit shëndeti do t’ju jetë i qëndrueshëm dhe do të jeni rezistues ndaj stresit.

Ushqimi i cili ju është i nevojshëm për shëndet më të mirë duhet të përbëhet nga artikujt të cilët përmbajnë proteina dhe materie ndërtuese, por të cilat janë lehtë të tretshme. Perimet e ziera, të shumtën ato me fletë dhe me rrënjë mund t’i konsumoni çdo ditë, si edhe pemë të freskëta dhe të thara.

Shmangni ushqimin e pjekur dhe të yndyrshëm dhe ëmbëlsirat. Shtoni marrjen e lëngjeve dhe vitaminave.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Vitin do ta filloni me komunikim të përmirësuar me partnerin. Do të merreni vesh rreth qëllimevedhe aktiviteteve të përbashkëta dhe do të argëtoheni mirë.

Mospajtime të vogla do të ndodhin rreth rregullimit të shtëpisë së përbashkët dhe lidhur me marrëdhëniet familjare.

Nga mesi i prillit do të keni më shumë argëtime, takime dhe kënaqësi në shoqëri të personit të dashur. Gjatë majit do të duhet t‘u përshtateni nevojave të partnerit tuaj, mirëpo rreth qëndrimeve të ndryshme lidhur me disa çështje do të jetë i nevojshëm kompromisi.

Në pjesën e dytë të vitit do të shkoni në një udhëtim të përbashkët, do të realizoni një qëllim të përbashkët dhe do të përmirësoni jetën shoqërore.

Nga nëntori do të keni më shumë kohë për momente intime. Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme.

Nëse jeni të lirë: Tremujori i parë i vitit do t’ju kalojë në aventura të cilat do të jenë sipërfaqësore, por mjaft të bujshme për të kënaqur nevojën tuaj për përvojat e llojllojshme në dashuri dhe afshet e fuqishme.

Në pjesën e dytë të majit do të njihni një person i cili do të tërheqë vëmendjen dhe interesimin tuaj, por i cili në nuk do t’ju kushtojë shumë kujdes. Do të jeni të detyruar që t’i tregoni cilësitë tuaja.

Dashuria e parë do të vijë gjatë shtatorit. Do të jetë personi me dukje të jashtme të bukur, i kulturuar, i arsimuar dhe komunikues.

Shigjetarët pak më të vjetër do të hyjnë në fillim të vitit në një lidhje kalimtare me të cilën nuk do të jenë të kënaqur.

Meqenëse do të dëshirojnë të jenë të qetë, do të ndërpresin atë lidhje dhe nga mesi i verës do të njohin një person i cili do t’u përshtatet nevojave të tij. Dashuria do të jetë e dyanshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

A e dini se...
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

Lule
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin

Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka edhe lidhjen me realitetin

Lifestyle
KËSHILLA SI TË PUTHNI MË MIRË: Ja kur duhet të fillohet me buzë, e kur me gjuhë (video)

KËSHILLA SI TË PUTHNI MË MIRË: Ja kur duhet të fillohet me buzë, e kur me gjuhë (video)

Lifestyle
Kalo në kategori