LAJMI I FUNDIT:

“Shifrat për turizmin në Shqipëri janë të pasakta”- Do të ketë një komitet për të dhënat në turizëm

“Shifrat për turizmin në Shqipëri janë të pasakta”- Do të ketë një komitet për të dhënat në turizëm

Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin e fluturimeve, ku u renditëm të parët në botë, e kështu me radhë.

Por këto shifra shpesh janë të pasakta dhe kjo pranohet edhe nga vetë institucionet publike, shkruan A2 CNN.

“Statistikat janë më të këqija se vetë gënjeshtrat”. Sa të rëndësishme janë ato për të treguar realitetin, aq të dëmshme mund të bëhen nëse përdoren për “manipulimin e njerëzve”. Në Shqipëri, peshorja duket se anon më shumë nga e dyta… veçanërisht në drejtim të shifrave të turizmit.


“Nëse është rritur numri i turistëve brenda shirës totale ose numri i kalimtarëve brenda shifrës totale, ne nuk jemi në gjendje të them se sa prej tyre janë turistë pasi mungojnë pasi mungojnë të dhënat e diferencuara”, tha Besnik Vathi, kryetar i tur-operatorëve.

Shifrat “e pasakta” në rastin më të mirë dhe “të fryra” në atë më të keq pritet të marrin fund së shpejti. Shqipëria do të ketë një Komitet për të Dhënat Statistikore në Turizëm. Ai do të jetë një organ koordinues i përbërë nga përfaqësues të një duzine institucionesh publike dhe do të funksionojë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Shpresojmë që ky komitet të mund të ofrojë shifra të sakta. Ka kohë që flitet për të. Të ndahet ‘turisti’ nga ‘vizitori’”, tha Besnik Vathi, kryetar i tur-operatorëve.

Sipas vendimit të qeverisë, Komiteti do të ketë të bëjë me procesin e mbledhjes dhe të përpunimit të të dhënave në fushën e turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në funksion të mbledhjes së të dhënave statistikore sa më të plota dhe cilësore nga të gjitha pikat kufitare.

Tha Besnik Vathi, kryetar i tur-operatorëve.

“Duhet t’i ndajmë për të kuptuar se sa turistë kemi vërtetë dhe sa shqiptarë që hynë e dalin. Se nuk mund të quhet turistë ai që nuk shpenzon, shkon në hotel, etj”, tha Besnik Vathi, kryetar i tur-operatorëve.

Komiti për të Dhënat Statistikore në Turizëm pritet të bëhet aktiv brenda gjysmës së parë të këtij viti, për të ofruar shifra më të sakta veçanërisht gjatë sezonit masiv turistik veror.