Shkaqet e dhembjes së kokës janë komplekse dhe burojnë nga jeta jo e shëndoshë e përditshme dhe humbja e lidhshmërisë me betejën tonë. Njëri prej kritereve të cilin e shfrytëzojmë në shiatsu është lokalizimi i pjesës në të cilën ndjehet dhembja.
Ktheheni në shtëpi mbas ditës së mundimshme dhe përveç dhembjes në shpatulla, në të cilën tashmë jeni mësuar, ndjeni edhe dhembje të padurueshme e cila shtrihet prej syrit të majtë drejt veshit dhe mandej lëshohet qafës teposhtë, transmeton Telegrafi.
Nëse mendoni pak, do të konstatoni se kjo dhembje zgjat tashmë një kohë dhe ndoshta nuk do të ishte keq që të ballafaqoheni me të në mënyrë më përgjegjëse dhe të vetëdijshme.
Më së miri është që të analizoni ditën, e cila shpesh ka të bëjë me vrapim, kafetë dhe cigaret, ushqimin jokualitativ që hani në shpejtësi, e të mos i përmendim obligimet e ndryshme shtëpiake.
Shkaqet e dhembjes së kokës janë komplekse dhe burojnë nga jeta jo e shëndoshë e përditshme dhe humbja e lidhshmërisë me betejën tonë. Njëri prej kritereve të cilin e shfrytëzojmë në shiatsu është lokalizimi i pjesës në të cilën ndjehet dhembja: dallojmë dhembjen ballore ose frontale të kokës, dhembjen laterale dhe dhembjen në pjesën e prapme të kokës.
Dhembja laterale
Dhembja laterale e kokës përfshinë pjesën prej syrit drejt veshit, e shkaqet janë në të shumtën e rasteve të karakterit emocional dhe psikologjik (ndjenjat e ndrydhura, stresi), e ndonjëherë edhe qarkullimi i dobët i gjakut. Te kjo dhembje e kokës është e mundur që t’ju djegin dhe t’ju kruhen sytë, do të ndjeni një ngarkesë dhe shpërtheni shpejt. Meridianet e përfshira në të shumtën e herave në këto raste janë fshikëza e tëmblit dhe nxehësja trefishore.
Joga
Teknikat e jogës bazohen në kontrollin e energjisë vitale me anë të ushtrimeve të frymëmarrjes (pranyama), dhe marrjen e pozitave përkatëse (asana) dhe lëvizjeve (kriya). Njëra prej ushtrimeve më të lehta të frymëmarrjes është anuloma-viloma pranayama. Gishtin e mesëm e vëni në ballë, ndërsa gishtin tregues dhe gishtin e unazës në vrimat e hundës.
Merrni frymë nëpër vrimën e djathtë të hundës, (me këtë rast të majtën e mbani të mbyllur), e shfryni nëpër të majtën (tash vrima e djathtë është e mbyllur).
Përsëritni këtë së paku nëntë herë, e pas kësaj merrni frymë nëpër vrimën e majtë, e shfryni nëpër të djathtën. Keni kujdes që frymëmarrja përbëhet prej katër fazave – tërheqja e frymës, mbajtja e frymës, lëshuarja e frymës, mbajtja e frymës.
Nëse jeni të prirur për vizualitete, mund të merrni me mend se ajri i pastër që keni thithur përzihet me dhembjen tuaj dhe që me shfryerje del jashtë.
Preventiva
Ushtrimet e rregullta të jogës, tai qija ose mjeshtëritë e ngjashme, me ç’rast bëni edhe rrotullime të ndryshme të kokës, veprojnë në mënyrë preventive kundër dhembjes së kokës. Ndërroni ushqimin: evitoni “ushqimin e shpejtë” nga furra me mikrovalë. Mos i përdorni ose zvogëloni përdorimin e artikujve të rafinuar ushqimorë, ëmbëlsirat, cigaret, kafenë, alkoolin. Lehtësi sjell edhe masazhi i pjesëve ku ndjehet dhembja me vaj lavande, dhe meditimi…
Dhembja në pjesën e prapme
Dhembja që manifestohet në pjesën e përparme të zverkut deri në pjesën e prapme të tij ka të bëjë me meridianet e fshikëzës urinore e shpesh është pasojë e grumbullimit të shtrëngimeve në muskuj për shkak të pozitës jo të drejtë të trupit.
Në të gjitha këto raste preferohet të bëhet një trajtim i tërë trupit, me theks të veçantë në masazhin e pjesës së kokës dhe të qafës me shtypje të lehta dhe pak më të gjata.
Dhembja frontale e kokës
Dhembja frontale e kokës shpesh shkaktohet nga tretja e dobët, përkatësisht nga ushqimi jokualitativ, ndërsa mund të zbutet me anë të shtypjes në pikat meridiane të lukthit dhe të zorrës së trashë.
Nëse shkak i dhembjes së kokës është ftohja ose ethet, atëherë duhet stimuluar pikat meridiane të fshikëzës së urinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi