LAJMI I FUNDIT:

SHGSK-ja reagon për kërcënimet ndaj Driton Latifit

SHGSK-ja reagon për kërcënimet ndaj Driton Latifit

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK) shpreh shqëtsim të madhë në lidhje me kërcnimet e fundit që ka pranuar gazetari Driton Latifi, kryeredaktor i portalit, Sporti 1.

"Në tre ditët e fundit, Latifi ka marrë tre kërcënime në mënyra të ndryshme, dy kanë qenë kërcnime fizike ndërsa tjetri përmes SMS-it, të gjitha nga njerëz të panjohur", thuhet në reagimin e SHGSK-së.

"Bëjmë apel që të gjitha qështjet dhe pakënaqësitë që kanë njerëzit me botimet e gazetarëve ti zgjidhin përmes gjyqit. Ndellja e frikës dhe kërcnimi në këtë mënyrë është i patolerueshëm".

"SHGSK-ja fton organet e rendit sidomos policinë që të marrë masa të menjëherëshme që të zbardhë këtë rast dhe jo vetëm Latifi por të gjithë gazetarët ta kryejnë punën e tyre në qetësi", përfundon reagimi i SHGSK-së./Sporti1.com/