LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Të refuzohet akuza kundër Kezharovskit

SHGM: Të refuzohet akuza kundër Kezharovskit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHMG) informon se sot në mëngjes u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues me rastin e heqjes së aktgjykimit kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për kthimin e lëndës në rigjykim.

SHGM ka shqyrtuar vendimin e Gjykatës së Lartë për lëndën e Kezharovskit dhe kanë vendosur njëzëri të insistojnë deri në fund për drejtësi nga ana e Gjyqit dhe Prokurorisë Publike kur vendosin për këtë lëndë.

“Në vitet e fundit SHGM i dha mbështetje kolegut Kezharovski dhe do të vazhdojë me mbrojtjen e këtij qëndrimi deri sa të arrihet drejtësia. Për këtë arsye kërkojmë që Prokuroria Themelore Publike të tërheq akuzën kundër kolegut Kezharovski, i cili ishte padrejtësisht i akuzuar, ndërsa më vonë edhe i dënuar. Duke bërë këtë Prokuroria do të dëshmojë se më në fund ka filluar të sjell vendime në mënyrë të pavarur dhe të paanshme në interes të drejtësisë. Duke marr parasysh se Gjykata Supreme ktheu lëndën në rivendosje, kërkojmë nga Gjykata Penale në Shkup, të refuzojë akuzën dhe me atë të dëshmojë se në këtë shtet liria e fjalës është e garantuar si e drejt themelore e njeriut”.

“Kjo paraqet një mundësi e shkëlqyer për Prokurorinë Publike dhe për Gjykatën Penale që të demonstrojnë drejtësi dhe së fundi t’i vejnë fund lëndës të gjatë dhe të padrejtë që zhvillohet kundër gazetarit dhe ish Zëvendës Kryetar i SHGM-së, Tomisllav Kezharovski”.

“Rikujtojmë se si pasojë e kësaj lënde Maqedonia ishte një nga shtetet e rralla në botë që kanë pasur gazetarë në burg, dhe ishte e kritikuar si shtet i kapur në të cilin nuk respektohen të drejtat dhe liritë e gazetarëve. Me vuajtjen e Kezharovskit, vuajti edhe imazhi i vendit tonë para botës dhe kjo ishte e shënuar në të gjitha raportet relevante. Shpresojmë të mos përsëritet në të ardhmen”, thonë nga SHGM.

Ata shtojnë se tani është koha që kjo padrejtësi të drejtohet dhe të dëshmohet se institucionet në Maqedoni kanë kapacitet të mundësojnë ambient të volitshëm në të cilin gazetarët dhe punonjësit mediatik do të munden të punojnë në mënyrë të lirë dhe të sigurt dhe do të munden të kryejnë punën e tyre në interes të publikut.

“SHGM edhe më tutje do të vazhdojë me ndjekjen e kësaj lënde, duke monitoruar punën e organeve të drejtësisë, deri sa të lirojnë Kezahrovskin”.

“Kezharovski u akuzua për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, por publiku e di se ai nuk e ka zbuluar identitetin e dëshmitarit në artikujt e tij, ndërsa më vonë gjatë procedurës doli se dëshmitari i mbrojtur ishte i rremë. Me këtë është e qartë se lënda e tij është ngritur në mënyrë që të shuhet kritika e tij”, thonë nga SHGM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori