LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, kërkojmë zgjidhje urgjente

SHGM: Rritje dramatike e sulmeve ndaj gazetarëve në Maqedoni, kërkojmë zgjidhje urgjente

“Gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxojnë të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre, sulmet dhe kërcënimet duhet të procesohen urgjentisht, të zgjerohet kompetenca e Prokurorisë që të veprojë në detyrë zyrtare për vepra penale në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve dhe të rriten dënimet drejtë sulmuesve”.

Këto janë porositë të cilat i dërgoi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, në konferencën e sotme për media të mbajtur me rastin e Ditës ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.


Ai theksoi se sulmi ndaj një gazetari është sulm i demokracisë dhe shprehjes së lirë.

“Kjo është e palejueshme për një vend i cili pretendon që së shpejti të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë vit në krahasim me vitet e kaluar, gazetarët shumë shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike vetëm për shkak të kryerjes së obligimeve të tyre profesionale, përderisa dhunuesit mbetën të pandëshkuar. Është me rëndësi të theksohet se mosndëshkimi qon drejtë autocensurës, e kufizon hapësirën për media të lira dhe e privon publikun nga e drejta që të informohet”.

“Sipas statistikës së SHGM-së, që nga fillimi i këtij viti shënojmë gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra drejtë gazetarëve prej të cilave më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve. Në krahasim me vitin e kaluar, incidente të tilla kishte katër që domethënë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë tre herë më shumë. Edhe pse sulmet fizike janë ulur, megjithatë, shqetëson fakti se gjithnjë e më shumë kërcënime për jetë drejtë gazetarëve po vërehen në rrjetet sociale. Në këtë drejtim, përpjekjet shtesë duhet të bëjë edhe Ministria e Punëve të Brendshme me sanksionimin e kryesve, ndërsa për rastet më serioze të kërkojë nga PTHP të ngre procedura penale”, theksoi Çadikovski.

Kryetari i SHGM-së theksoi se gazetarët dhe punonjësit mediatik luajnë rol kyç si ruajtës të interesit publik, ndërsa profesioni i gazetarisë është pjesë e rëndësishme e secilës shoqëri demokratike.

Ai theksoi se krijimi i kushteve të sigurta për punë të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë është shënuar rregullisht në raportet e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori