SHGM: “Reporterët pa kufi” thonë se është arritur sukses, por duhet përkushtim ende më të madh
Republika e Maqedonisë së Veriut shënon kërcim prej 14 vendeve në indeksin e fundit për lirinë e mediave që përgatitet nga organizata ndërkombëtare “Reporterë pa kufi” dhe tani gjendet në vendin e 95 nga gjithsej 180 vende në botë. Për krahasim në vitin 2018 Maqedonia e Veriut mbante vendin e 109 në këtë rangim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas vlerësimit të Reporterëve pa kufi, ky progres ka ndodhur falë zvogëlimit të numrit të sulmeve mbi gazetarët në vitin 2018. Por, në raportin janë theksuar edhe dukuritë negative në sferën e medias që janë të njëjtat për të cilat SHGM në periudhën e kaluar ka reaguar dhe ka kërkuar që të zgjidhen. Një pjesë e këtyre problemeve janë moszbatimi i reformave në servisin publik (RTVM), nevoja për ndryshime dhe plotësime të një pjesës të ligjeve që rregullojnë punën e mediave siç janë Ligji për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje, Ligji për qasje të lirë deri në informatat me karakter publik, por edhe Kodi zgjedhor. Në raportin e tyre përmban edhe vërejtje serioze për kulturën e mosndëshkimit kur shkelen të drejtat e gazetarëve me çka kontribuohet në mënyrë të drejtpërdrejtë të vazhdojnë sulmet mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik. Përveç kësaj, është kritikuar edhe tendenca e disa funksionarëve të lartë të qeverisë që kërcënohen dhe fyejnë gazetarët.
“Është mirë që shteti shënon progres në raportin e fundit të Reporterëve pa kufi, por qeveria, gjyqësori si dhe vet mediat duhet edhe shumë të punojnë me qëllim që të krijohet ambient i volitshëm për punën e gazetarëve dhe punonjësve mediatik”, tha kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.
Ai edhe një herë përkujtoi se reformat në media duhet të kthehen në fokusin e punës të Qeverisë dhe Kuvendit dhe tha se vetëm me anë të procesit inkluziv dhe transparent mund të arrihen zgjidhje cilësore që do të lehtësojnë jo vetëm punën e RTVM-së por edhe të mediave private. “Në këtë mënyrë, mund të përmirësohet besimi i qytetarëve në mediat, ndërsa vendi ynë të përmirësojë imazhin në botë për nivelin e lirisë së shprehjes dhe pavarësinë e mediave dhe të përsërisë suksesin në indekset botërore. Në vitin 2007, Maqedonia ishte në vendin e 36 në indeksin për lirinë e mediave dhe ky duhet të jetë synimi jonë kur flasim në këtë temë”, theksoi Çadikovski.
Të mos harrojmë se në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Maqedonia edhe më tutje është në vendin e parafundit, para Bullgarisë, por mbas Sllovenisë, Greqisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë, që tregon se duhet edhe shumë të punohet në këtë drejtim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?