LAJMI I FUNDIT:

SHGM dhe Gjykata Penale e Shkupit të gatshme për aktivitete dhe trajnime të përbashkëta

SHGM dhe Gjykata Penale e Shkupit të gatshme për aktivitete dhe trajnime të përbashkëta

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot u takuan me Presidentin e Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev. Gjatë takimit u bisedua për përmirësimin e kushteve të gazetarëve që raportojnë nga seancat gjyqësore dhe për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, e përkrahi praktikën e re e presidentit Xholev në lidhje me transparencën e institucionit. “Ne iu sugjeruam institucioneve të mbajnë brifingje të rregullta me gazetarët, sepse në këtë mënyrë rritet transparenca e institucionit dhe zvogëlohet mundësia për publikimin e lajmeve të pakontrolluara”, theksoi Selmani.

Gjatë takimit u diskutua edhe për procese gjyqësore konkrete që janë duke u zhvilluar kundër gazetarëve. Selmani kërkoi nga gjykatësit të përdorin praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur sjellin vendime për lëndë kundër gazetarëve.


Të dyja palët shprehën gatishmëri të organizojnë aktivitete dhe trajnime të përbashkëta, të cilët kanë për qëllim të lehtësohet qasja e gazetarëve në gjyq dhe të përmirësohet cilësia e raportimit.

Presidenti i Gjykatës Penale Xholev tha se Gjyqi është i hapur për bashkëpunim me ShGM-në me qëllim që të rritet transparenca dhe të përmirësohet qasja e gazetarëve në gjyq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Kalo në kategori