Vlora Basha Berisha
Diaspora e Kosovës, nga perspektiva e ekspertëve ekonomikë, konsiderohet si aset i rëndësishëm që mund të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit – jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe ai social.
Përderisa remitencat realisht kontribuojnë në zbutjen e varfërisë në vend, nga perspektiva ekonomike ndikimi i remitencave shpeshherë konsiderohet si jo domethënës, sepse në shumicën e rasteve ato përdoren për të financuar konsumin ditor. Duke pasë parasysh se shumica e produkteve të konsumit importohen, shumica e të ardhurave nga remitencat dalin jashtë vendit menjëherë pasi që hyjnë ato. Përpos si pavlerë e shtuar në formën si vijnë, remitencat konsiderohen edhe si të dëmshme për vet faktin se e ulin motivimin për punë.
Në anën tjetër, besohet se kapaciteti i ekspertizës së diasporës është shumë pak ose pothuajse fare i shfrytëzuar. Studimi i fundit i realizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mbi “Rolin e diasporës së Kosovës në ekonominë dhe zhvillimin social të vendit” – rasti i diasporës së Kosovës në Gjermani (2021) – nxjerr në pah se përderisa interesimi i diasporës për të kontribuar përmes investimeve ose ekspertizës mbetet i lartë, ka pengesa të shumta që e bllokojnë këtë proces – pengesa këto që kërkojnë angazhim institucional për t’u eliminuar.
Ekspertët konsiderojnë që drejtimi i remitencave është më se i domosdoshëm për dy arsye kryesore: (1) sepse besohet që remitencat mund të shfrytëzohen në mënyrë më produktive duke u investuar në ekonomi të vendit ose në kapital njerëzor dhe (2) për arsye se në periudhë afatgjate parashikohet që mbështetja nga remitencat do të zvogëlohet për shkak të ndryshimeve kulturore të shoqërisë.
Në fakt, gjithmonë sipas ekspertëve, ekzistojnë modele të ndryshme të drejtimit të remitencave të cilat janë aplikuar nga shtetet siç janë Irlanda, Armenia, Turqia ose Izraeli, e të cilat modele janë të aplikueshme edhe në Kosovë.
Një ndër mënyrat më të përfolura është krijimi i një fondi investues, i cili fond do të mundësonte investimin e parave të mbledhura në projekte të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ekspertët konsiderojnë se projektet mund t’i përkasin entitetit publik ose privat, ndërsa fondi mund të menaxhohet nga Banka Qendrore (sikurse në rastin e Irlandës) ose nga ndonjë entitet i pozicionuar në një shtet të huaj.
Projekte konkrete mund të jenë investimet në energji të ripërtërishme ose në termocentralin e Kosovës. Meqë Kosova ka kapacitet natyror për këtë projekt (mesatarisht 250 ditë me diell brenda vitit), konsiderohet si mundësi e mirë krijimi i një fondi investues i cili do t’ia mundësonte diasporës që remitencat t’i investojnë në këtë fond dhe rrjedhimisht të bëhen aksionarë dhe të përfitojnë përqindje të caktuar nga investimi i tyre në periudhë afatgjate. Në të njëjtën kohë, kjo do të ndikonte në uljen e çmimit për energji sipas ekspertëve, në mbrojtjen e ambientit si dhe në gjenerimin e vendeve të punës.
Model tjetër i ngjashëm është fondi investues i kompanive të diasporës në kompani të mesme, të mëdha dhe korporata kosovare që kanë nevojë për zhvillim, i cili investim rrjedhimisht do t’i bënte aksionarë investitorët e këtij fondi.
Mënyrë tjetër është mobilizimi i diasporës në gjetje të projekteve të ndryshme që mund të realizohen në Kosovë me kosto më të ultë, siç është rasti me diasporën e Turqisë.
Investimi në kapital njerëzor, respektivisht në arsim, po ashtu konsiderohet si formë e drejtimit të remitencave dhe shfrytëzimit të ekspertizës së diasporës, i cili investim në periudhë afatgjate do të kishte ndikim tepër domethënës. Krijimi i fondit të bursave për studentë të dalluar dhe në nevojë, sipas ekspertëve është investim afatgjatë, sepse jo vetëm që ngre nivelin e arsimit në vend, por fondi duhet të jetë i hapur edhe për studentët nga diaspora të aplikojnë për bursë, me kusht që pastaj të punojnë në Atdhe.
Përpos bursave, transmetimi i njohurive dhe kulturës së punës evropiane po ashtu konsiderohet si vlerë. Hapja e vendeve të punës që kërkon ekspertizë specifike dhe të kufizuar vetëm për diasporën e Kosovës – siç janë pozitat e mësimdhënësve universitar – është parë si formë e mirë e tërheqjes dhe shfrytëzimit të ekspertizës së diasporës në zhvillim të vendit. Po ashtu, vendosja e diasporës në pozita të larta menaxhuese, me ç’rast do të transferohej njohuria dhe kultura e punës tek punëtorët tjerë, është formë e rekomanduar për transferim të njohurive.
Mbi të gjitha, për t’u aplikuar të gjitha këto ose së paku një nga këto, konsiderohet se nevojitet angazhim më i madh institucional, duke filluar nga qartësimi i ligjeve ekzistuese dhe revidimi i tyre në favor të investitorëve potencial, duke garantuar së paku siguri në investimet dhe paratë e tyre. Tërheqja e kapitalit njerëzor nga diaspora është proces që mbi të gjitha kërkon transparencë dhe eliminim të hezitimit nga diaspora për mbizotërimin e nepotizmit në vend.
(Pikëpamjet e shprehura në këtë editorial janë të autores dhe jo domosdo paraqesin qëndrimet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët