LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen fotot e telefonit të lirë Pixel 3

Shfaqen fotot e telefonit të lirë Pixel 3

Përpara lansimit të telefonave Pixel 3 dhe Pixel 3 XL nga Google, ka pasur thashetheme që sugjeronin që Google mund të lansoj jo vetëm dy, por tre telefona Pixel për 2018.

Megjithatë lansimi erdhi dhe shkoi vetëm me dy pajisje Pixel 3, por tani fotot e sapo rrjedhura sugjerojnë ndryshe.


Sipas një postimi në blogun rus të teknologjisë Rozetked (nëpërmjet Android Police), ata arritën të marrin pamjet e asaj që duket të jetë versioni “i lirë” i Pixel 3. Me sa duket kjo pajisje ka emrin e koduar “Sargo”.

Bazuar në specifikat e supozuara të telefonit, ne po shohim një ekran IPS prej 5.56 inç me një rezolucion prej 2220 × 1080 pikselë.

Gjithashtu thuhet se do të mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 670, 4GB RAM, dhe do të paketojë 32GB hapësirë ruajtëse me një bateri prej 2,915mAh.

Siç vë në dukje Android Police, përdorimi i Snapdragon 670 zakonisht është gjetur në pajisje të përcaktuara kryesisht për Azinë, që do të thotë se ky telefon, Pixel 3 Lite, mund të mos lansohet në tregun perëndimor.

Gjithçka është ende në fazën spekulative mirëpo, duke pasur parasysh interesin e Google në tregjet në zhvillim me platformën e tyre Android Go, ata mund të jenë duke krijuar Pixel të lirë për tregje të tilla. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Kalo në kategori