LAJMI I FUNDIT:

Shevchenko konfirmon se familjarët e tij në Ukrainë po përballen me vdekjen

Shevchenko konfirmon se familjarët e tij në Ukrainë po përballen me vdekjen

Andriy Shevchenko e përshkroi shkatërrimin e rëndë në Ukrainë si rezultat i luftës dhe konfirmoi se disa nga familjarët e tij janë ende të bllokuar në vend.

Rusia sulmoi Ukrainën pak më shumë se dy javë më parë, duke sjellë shkatërrim në vend pasi tanket dhe ushtarët u futën brenda, të udhëhequr nga një breshëri raketash. Ish-trajneri i Genoas dhe Ukrainës ka qenë shumë i hapur për këtë temë, duke ofruar rregullisht përditësime për kombin e tij dhe vështirësitë me të cilat përballen bashkatdhetarët e tij.

Duke folur për Sky Sports, Shevchenko përshkroi shkatërrimin e shkaktuar nga lufta ruse dhe rrezikun për nënën dhe motrën e tij.


Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore
Lexo po ashtu Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore

“Ka pasur shumë beteja. Nëna dhe motra ime pritën disa njerëz që u transferuan me ta sepse ishin në kushte të tmerrshme. Në Bucha nuk ka ushqim, nuk ka energji elektrike. Atje janë shoqet e motrës sime dhe kishin pesë ditë që jetonin nën tokë në një bodrum”.

“Ka pasur bombardime të tmerrshme në atë zonë. Bucha dhe qytetet fqinje Irpin dhe Hostomel, i njoh mirë këto qytete dhe janë shkatërruar plotësisht. Nuk ka mbetur asnjë ndërtesë. Shkoja në Bucha për të stërvitur kur isha lojtar i ri. Është e tmerrshme”.

“Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” - Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë
Lexo po ashtu “Fëmijët po vdesin, duhet ta ndalojmë këtë luftë” - Shevchenko me deklaratë të fuqishme teksa zbulon se nëna dhe motra e tij janë ende në Ukrainë

“Korridoret humanitare u sulmuan nga ushtarë rusë. Nëse nëna dhe motra ime do të përpiqeshin të largoheshin, mendoj se do të ishte më e rrezikshme për ta”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit.

45-vjeçari ishte së fundmi kryetrajneri i Genoas, duke drejtuar 11 ndeshje në kryeqytetin e Ligurisë përpara se të shkarkohej në janar.

Ish-trajneri i Ukrainës udhëhoqi ekipin e tij në çerekfinalet e Kampionatit Evropian verën e kaluar, ku ata pësuan një humbje 4-0 nga Anglia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori