Shevchenko i bën tjetër apel botës: Na ndihmoni, në Ukrainë po ndodh një tragjedi njerëzore

Andriy Shevchenko në mikrofonat e DAZN-it tregoi ndjenjat e tij pas luftës që po shkatërron Ukrainën e tij: “Ndihem shumë keq, ndihem shumë i dëshpëruar. Jam i shqetësuar për atë që po ndodh. Vendi im është nën sulm”.
Është duke kaluar dita e 12-të dhe situata në Ukrainë sa shkon e ashpërsohet, derisa legjenda e Milanit në intervistë i ka rrëfyer të gjitha.
Si e kuptoni këtë luftë?
Unë mendoj se është gjëja më e keqe që dikush në botë mund të imagjinojë. Ne e dimë se për çfarë po luftojmë, domethënë për të drejtat tona, për tokën tonë, për atë që besojmë. Dhe dot të luftojmë deri në fund.
E shihni fundin e luftës?
Për mua po e fitojmë luftën, sepse po ua tregojmë të gjithëve vlerën tonë. Vendi po lufton për vlerat evropiane, për një drejtim evropian. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera kanë qenë pranë nesh dhe e ndjejmë këtë mbështetje. Ne luftojmë për vlera shumë më të larta, shumë më të rëndësishme, që shkojnë përtej politikës. Ne luftojmë për tokën tonë. Nëna ime, motra ime, miqtë dhe të afërmit e mi janë në Kiev, ata nuk janë larguar nga vendi. Dua të falënderoj shumë presidentin tim për guximin dhe shpirtin me të cilin po lufton për të ardhmen tonë.
Si e jeton njeriu këtë distancë me të dashurit që jetojnë në Kiev?
Është shumë e vështirë, sepse unë jam këtu (në Londër). Megjithatë, puna ime është të flas sa më shumë, të përpiqem të gjej fondet për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë. Tani për tani është një tragjedi njerëzore. Ka spitale që janë bombarduar nga rusët. Ka fëmijë të vrarë, civilë të qëlluar ndërsa flinin në shtëpi. Është e pamundur të shpjegohet pse po ndodh kjo.
Çfarë mund të bëjë populli italian për të ndihmuar popullin ukrainas?
Ne kërkojmë vetëm ndihmë për të gjetur fondet, sepse Ukrainës ka filluar t’i mungojë ushqimi, pajisjet mjekësore, gjithçka. Kemi nevojë gjithashtu për mbështetje morale. Ne kemi nevojë për më shumë protesta, më shumë njerëz që flasin për këtë dhe njerëzimin.
A duhet edhe ju ta demonstroni?
Ne duhet të demonstrojmë derisa kjo luftë të ndalojë. Ne duhet të përpiqemi në çdo mënyrë për ta ndihmuar vendin tim ta fitojë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’iu japim fund humbjeve njerëzore.
Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?
Nuk ka asgjë më të keqe se lufta. Tani për tani ka ferr në vendin tim. Ka strehimore që kanë nevojë për ndihmë, njerëz në Ukrainë që kanë nevojë për ndihmë.
Çfarë mund të bëjë sporti?
Bota e sportit dëshmoi se është me Ukrainën. Ata po bëjnë shumë, por mbledhja e fondeve është e rëndësishme për ne.
A ka një kanal të veçantë për mbledhjen e fondeve?
Tani për tani, Kryqi i Kuq dhe kanalet zyrtare të qeverisë, si ambasadat.
Dëshironi të shtoni diçka?
Dua të falënderoj shumë popullin italian për mbështetjen që i ka dhënë vendit tim. Është shumë e rëndësishme ta dëgjojmë këtë mbështetje nga të gjitha anët. Faleminderit shumë, Italia është atdheu im i dytë dhe do të mbetet gjithmonë një vend i rëndësishëm për mua. Tani është e njëjta gjë për vendin tim. Nëse mundeni, shikoni faqet e internetit të ambasadës ukrainase duke kërkuar llogari rrjedhëse për të dërguar një kontribut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania