Një sherr i nisur në rrjetin social Facebook -mes dy të rinjve - ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri (fatmirësisht në ajër).

Sipas policisë së Shqipërisë, dy të rinjtë e Tepelënës janë “kapur” pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve.


Policia nuk i ka arrestuar, por ka identifikuar njërin prej tyre, ndërkohë që vijon puna për prangosjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.